Author: almakos

31 October Persona të maskuar me kanosje me pistoletë mbrëmë kanë grabitur një farmaci në lagjen Gjorçe Petrov. Siç njoftojnë nga MPB-ja, ngjarja ndodhi rreth orë 19 në një farmaci në rrugën “Gjorçe Petrov”, kur një autor i panjohur i maskuar me maskë në kokë, me kanosje me pistoletë ka kryer grabitje ndaj të punësuarve dhe u ka marrë paratë nga qarkullimi ditor. Është kryer ekspertizë dhe po merren masa për gjetjen e autorit.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme do të paraqesë në seancën e sotme të Qeverisë një propozim për mbylljen e Konsullatës së Nderit të Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Spanjës, me qendër në Barcelonë, si dhe propozimin për faljen e Konsullit të Nderit të RM’së në Mbretërinë e Spanjës, me qendër në Barcelonë. Mario Deus kryen këtë funksion dhe publiku e njohu atë në prill të këtij viti, kur mediat e huaja njoftuan se ai u arrestua në Afrikën e Jugut, i dyshuar për vrasjen e dy fëmijëve të tij, binjakëve trevjeçarë. Trupat e binjakëve janë gjetur nga ish bashkëshortja…

Lexo më Shumë

31 October Dymbëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në tetë prej gjithsej 15-të aksidenteve të trafikut të regjistruara gjatë ditës së kaluar në territorin e SPB Shkup, ndërsa shtatë pësuan dëme materiale. Siç informon MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, shtatë shoferë gjatë drejtimit të automjetit e kanë shfrytëzuar telefonin celular, si dhe 17-të shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin…

Lexo më Shumë

31 October Informacionet për zbatimin e mjeteve për ndërtim të akseve rrugore Ohër – Peshtan dhe Trebenishtë – Strugë dhe për servsimin e borxhit për ujin dhe riprogramimin e borxhit të ujit të ISHP Klinikat universitare, sot do të jenë para ministrave të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë në seancën e 34, e cila është me më shumë pika në rend dite. Siç informon shërbimi qeveritar për media, Ministria e Punëve të Jashtme deri te Qeveria do të parashtrojë propozim për mbylljen e Konsullatës së nderit të Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Spanjës, me seli në Barcelonë dhe propozimin…

Lexo më Shumë

Partitë edhe sot mund të shtrojnë ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në ueb – faqen e Komisionit deri sot në mëngjes nuk janë parashtruar ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash edhe pse disa kandidatë kishin paralajmëruar. Komisioni, pas pranimit të ankesës, është i obliguar në afat prej 48 orësh të sjellë vendim. Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, nga ana tjetër, për ankesën obligohet të sjellë vendim…

Lexo më Shumë

30 October Zgjedhjet lokale në Maqedoni u japin mandat të pastër kryetarëve dhe këshilltarëve të komunave për atë si qytetarët duan të duken autoritetet lokale në komunat e tyre, vlerësoi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq “Zgjedhjet u monitoruan nga OSBE/ODIHR i cili në deklaratën e tij fillestare deklaroi se dy raundet ishin konkurruese përmes respektimit të lirive themelore, edhe pse ishin vërejtur dobësi të caktuara. Të gjithë duhet tu përmbahen porosive të dhëna nga OSE-ODIHR, me çka institucioneve shtetërore do iu mundësohet ti përforcojnë kapacitetet e tyre para ciklit të ardhshëm zgjedhor. Në këtë aspekt, BE është…

Lexo më Shumë

epa06229975 Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj (L) and Albanian Prime Minister Edi Rama (R) answer media questions during a joint press conference in Tirana, Albania, 27 September 2017. Kosovo’s Prime Minister Ramush Haradinaj arrived in Tirana for an one day official visit. EPA-EFE/MALTON DIBRA 30 October Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare ka nisur negociatat me kompaninë që rezultoi fituese në garë dhe në harkun e 30-45 ditëve kontrata do të finalizohet dhe puna për rrugën e Arbërit të fillojë. Për këtë, Rama lajmëroi nisjen e bisedimeve edhe me qeverinë e Maqedonisë në mbledhjen…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian (BE) ka kritikuar Serbinë, një shtet kandidat për anëtarësim në BE, nga shkaku se ka emëruar një gjeneral të dënuar për krime lufte, për ligjërues në akademinë ushtarake të shtetit, që sipas BE-së është në kundërshtim me parimet themelore të Unionit, transmeton Anadolu Agency (AA). Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime lufte, dënoi me 14 vjet burg, gjeneralin në pension, Vladimir Lazareviç, për krimet të cilat i kryen trupat serbe në Kosovë gjatë luftës së vitit 1998-99. Lirimi i tij u bë në vitin 2015. Në një komunikatë të shkruar, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Koncijançiç tha…

Lexo më Shumë

Vendi anëtar më i ri i Bashkimit Evropian (BE), Kroacia, ka caktuar vitin 2020, si afatin brenda të cilit pritet të anëtarësohet në mekanizmin valutor të BE-së, raporton Anadolu Agency (AA). Në një fjalim të mbajtur në konferencën mbi tranzicionin monetar të Kroacisë, kryeministri i vendit, Andrej Plenkoviç, tha se vendi ka caktuar dy prioritetet kryesore deri në vitin 2020, që janë anëtarësimi në zonën e Shengenit dhe në Eurozonë. Plenkoviç tha se viti 2020 që do të jetë vit i kryesimit të Kroacisë me presidencën e BE-së paraqet një kornizë reale brenda së cilës do të bëhet anëtarësimi në…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i komunës së Gostivarit dhe nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, kanjodtuar sot se tërhiqet nga aktivitetet politike.  Ai faleminderoi votuesit e Gostivarit për votat që ia dhanë atij, ndërsa shtoi se respekton vullnetin e qytetarëve, prandaj edhe po heq dorë nga politika, duke theksuar se do të jetë aty nëse qytetarët do të kenë nevojë për të. NEVZAT BEJTA, ISH KRYETAR I GOSTIVARIT “Unë i rrespektoj votat e qytetarëve të Gostivarit dhe unë ja uroj fitoren Arben Taravarit dhe ai presim që të realizojë programin e pa prezantuar, dhe për katër vitet e ardhshme, ai duhet të realizojë…

Lexo më Shumë

Nga 35 komunat në të cilat janë zhvilluar zgjedhjet për rrethin e dytë, Organizata Qytetare “Civil” ka vërejtur parregullësi në 18 prej tyre. Xhabir Deralla, kryetar i kësaj organizate bën të ditur se në këtë listë parregullsi më të mëdha janë vërejtur në Çair, Saraj, Likovë, Studeniçan, Butel, Gazi Babë,  Kisella Vodë, Shuto Orizare dhe Probishtipi. Si njërin prej shkaktarëve të këtyre parregullsive Deralla e cilëson administratën zgjedhore, e cila sipas tij edhe në këtë cikël zgjedhor ka dështuar. XHABIR DERALLA, KRYETAR I QENDRËS PËR LIRI “CIVIL” “Ajo që e vëren CIVIL është se fatkeqësisht në këtë proces zgjedhor, administrata…

Lexo më Shumë

Analistët politik në emisionin e mbrëmshëm “Studio e hapur” vlerësuan se fitorja e BDI-së në  komunat shqiptare i atribuohet ndihmës së madhe që kjo parti ka pasur nga LSDM-ja e Zoran Zaevit. Ndërhyrjen e këtij të fundit ata e vlerësojnë si një precedent dhe dëshpërim për shqiptarët të cilët ishin për reforma dhe ndryshim në Maqedoni. Sipas analistëve Latif Mustava dhe Isen Saliu, votat të cilat i fitoi koalicioni opozitar “Aleanca me Besë” dëshmuan një rizgjim të dytë të shqiptarëve në Maqedoni dhe rreshtim të tyre pas koalicionit të ri shqiptar. Sipas analistit Sefer Tahiri, koalicioni BDI-LSDM për zgjedhjet lokale…

Lexo më Shumë