Ministria e Punëve të Jashtme do të paraqesë në seancën e sotme të Qeverisë një propozim për mbylljen e Konsullatës së Nderit të Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Spanjës, me qendër në Barcelonë, si dhe propozimin për faljen e Konsullit të Nderit të RM’së në Mbretërinë e Spanjës, me qendër në Barcelonë.
Mario Deus kryen këtë funksion dhe publiku e njohu atë në prill të këtij viti, kur mediat e huaja njoftuan se ai u arrestua në Afrikën e Jugut, i dyshuar për vrasjen e dy fëmijëve të tij, binjakëve trevjeçarë.
Trupat e binjakëve janë gjetur nga ish bashkëshortja e tij. Ditën e nesërme, kur duhej të paraqitej në seancë, mediat dhanë lajmin se ai ka tentuar të bëj vetëvrasje.
Informatat nga MPJ atëherë ishin se do të priten rezultatet nga hetimi para se të dilet me qëndrim për ngjarjen.
Mario Cezar Deus për konsull nderi i Maqedonisë në Barcelonë u emërua në vitin 2012 ndërsa vendimin e ka nënshkrua ish zv/kryeministri Vlladimir Peshevski./Almakos

