Author: almakos

01 November Kryeministri Zoran Zaev me shumë bindje thotë se ka shumicë parlamentare edhe nëse Ziadin Sela vendos që ta braktisë koalicionin. Vazhdimi i partneritetit me Selën në qeveri varet nga partnerët tjerë të koalicionit e më shumë nga vetë Sela, thotë Zaev. I pyetur nga Aslat nëse me largimin eventual të Selës nga Qeveria, do të ketë mbështetjen e Çedomir Sazdovskit dhe Vesel Memedit për të siguruar përsëri shumicë parlamentare, Zaev tha se është i hapur për bisedime me Sazdovskin, duke mos e mohuar një marrëveshje paraprake me Vesel Memedin. Ne me Sazdvoskin ende nuk kemi biseduar për shumicën…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka deklaruar se dy anëtarë të Qeverisë janë nën hetim.“Shkatërrimi i korrupsionit është një çështje shumë e rëndësishme për rajonin dhe për Maqedoninë në drejtim të tërheqjes së investitorëve. Hetimet për dy anëtarë të Qeverisë po udhëhiqen në bazë të parashtresave nga qytetarët. Këtu janë vetëm dy muaj dhe ka hetime për ta. Detaje tjera nuk mund të jap”, ka deklaruar Zoran Zaev, në samitin “Maqedonia 2025”.

Lexo më Shumë

Në pikën kufitare në Bllacë, më 31 tetor, janë kapur 1 tonë marihuanë, raporton Televizioni SHENJA. Policia njofton se vlera e përgjitshme e këtij malli të konfiskuar është 4 milionë euro dhe kjo është sasia më e madhe e kapur deri tash në Maqedoni.  I dyshuar është një person nga Shkupi, E. B., 37 vjeç, i cili është në arrati. Droga ishte futur në një kamion që trasportonte hekurishte, i cili po futej nga Kosova në Maqedoni dhe besohej se destinacion kishte Turqinë.

Lexo më Shumë

01 November Pesëdhjetëvjeçari A.A. ka ndërruar jetë në zjarrin i cili shpërtheu dje në një barakë në Rr. “Cërnogorska” në Shkup. MPB informon se zjarri është lokalizuar nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve. Shkak për zjarrin ka qenë cigarja e harruar ndezur nga viktima.

Lexo më Shumë

01 November Nesër në Shkup do të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Kumanovës, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes një njoftimi thekson se komunikacioni në rrugë në të cilën do të sillen të akuzuarit do të jenë të mbyllura përkohësisht. “Ju njoftojmë se komunikacioni në rrugët në të cilat do të sillen të akuzuarit dhe komunikacioni rreth ndërtesës së Gjykatës Themelore Shkup, përkohësisht do të zhvillohet në rrugë tjera”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB. Nesër pritet që Gjykata Penale të bëjë publik aktgjykimin për rastin e Kumanovës. Për këtë proces gjyqësorë janë harxhuar rreth 3…

Lexo më Shumë

Petre Shilegov, Maksim Dimitrievski, Stefan Bogoev, Sasho Pockov, Kosta Janevski nuk do të jenë më  deputetë, pasi sot iu ndërpre mandati, për shkak të zgjedhjes së tyre si kryetarë komunash. Posti i deputetit iu ndërpre edhe Bardhyl Dautit nga PDSH dhe Zeqirija Ibrahimit nga Lëvizja BESA, pas dorëheqjeve të dorëzuara gjatë fushatës parazgjedhore! Tash Kuvendi pret të konstatojë deputetët e rinjt të partive sapo të marrë njoftim nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Lexo më Shumë

01 November Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në kaudër të vizitës së punës në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, sot do të ketë takim me spikerin e Dhomës së poshtme të Parlamentit britanik, Xhon Berkau dhe me spikerin e Dhomës së epërme të Parlamentit britnaik, Lordin Fauler, ndërkaq do të ketë fjalim në Institutin mbretëror për marrëdhënie ndërkombëtare “Çatam haus” me temë “Maqedonia, migrimet dhe siguria: leksione të mësuara”. Ivanov, siç kumtoi kabineti i tij, dje në Londër u takua me përfaqësues të diasporës nga Maqedonia. Në takim, Ivanov u njoh me aktivitetet…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Mileska nuk është paraqitur në seancën e Gjykatës së Apelit ku ajo është e dyshuara e parë e rastit  “Tender”. Katër avokatët e saj në emër të saj kërkuan që bisedat e përgjuara kundër ish ministres Kançeska Milevska për ndërtimin e muzeut të VMRO-DPMNE-së të mos shfrytëzohen si dëshmi. Seanca publik në Gjykatën e Apelit, i cili duhej të merrte në konsideratë ankesën e PSP’Së pas vendimit të Gjykatës Penale për të hedhur poshtë “bomba” si dëshmi në rastin e “tender”, u shty dje (e martë), siç shpjegoi kryetari i Këshillit, gjyqtarja Liljana Shopova është…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe LPM dërguan ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën, me 29 tetor. Sipas KSHZ-së, në afatin që skadoi në orën 2 pas mesnate, Aleanca për Shqiptarët dërgoi 13 ankesa për Strugën. Lëvizja BESA dërgoi 89 ankesa, prej të cilave 86 janë për zgjedhjet në Çair, të dërguara bashkërisht me Aleancën për Shqiptarët dhe tre ankesa për Tetovën. Një ankesë ka parashtruar edhe partia LPM për votimin në Çashkë. Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi i listës mund të parashtrojë padi në Gjykatën Administrative në…

Lexo më Shumë

LSDM është e gatshme të shkojë edhe në zgjehdje parlamentare. Megjithatë, pyetja është nëse janë të nevojshme, apo a duhet në këtë moment të bëjmë diçka për Republikën e Maqedonisë, theksoi mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në televizionin Kanal 5, duke u përgjigjur në pyetje lidhur me shtatë kërkesat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, raporton MIA. Tha se mund të bisedohet, por kërkoi të hapet debat në opinion nëse ato kërkesa janë serioze apo jo. “Gruevski kërkon Prokurori tjetër speciale publike, ndërkaq ai nuk mund të shpëtojë nga kjo PSP, përse i duhet prokurori tjetër speciale”,…

Lexo më Shumë

31 October Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë, javën e ardhshme do të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtohet dorëheqja e u.d. kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Stojançe Ribarev. Në rend dite të seancës, e cila është caktuar për më 8 nëntor, është miratimi i listës përfundimtare të kandidatëve për kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi 1, ndërsa do të merret edhe vendimi për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Penale. U.d. kryetar i Gjykatës Penale të Shkupit, Stojançe Ribarev fillimisht  shkoi në pushim mjekësor, e pastaj më 25 tetor dha dorëheqje për shkaqe personale.

Lexo më Shumë

31 October Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar 13 ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, që kanë të bëjnë kryesisht për votim në Komunën e Strugës. Nga ky institucion njoftojnë se për momentin nuk ka ankesa nga partitë tjera. Deri në orën 2 pas mesnate skadon afati edhe për dorëzimin e ankesave për procesin e mbledhjes dhe numërimit të votave. KSHZ-ja ka afat prej 48 orëve që në një seancë publike të shqyrtojë ankesat e dorëzuara nga partitë politike kurse kundër vendimit të KSHZ-së mund të ngrihet padi në Gjykatën Administrative.

Lexo më Shumë