Author: almakos

02 November Ish kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Sokol Mitrevski shkon në paraburgim shtëpiak, ndërsa kundër gjashtë personave është urdhëruar masa e kujdesit, gjegjësisht marrja e pasaportave. Ky ka qenë epilogu nga arrestimi i Mitrevskit dhe të punësuarve tjerë në komunë të cilët dyshohen se përmes privatizimit të truallit të komunës kanë dëmtuar buxhetin me mbi 4 milionë denarë. Hetime janë ngritur për gjithsej nëntë persona.

Lexo më Shumë

Arben Taravari, sot zyrtarisht u ul në karrigen e kryetarit të komunës së Gostivarit.Ai gjatë fjalimit të tij, raporton SHENJA, u shpreh se që sot Gostivari do të jetë i gjithë qytetarëve pa ndarësi partiake dhe etnike. Ai tha se fushata tashmë ka përfunduar dhe ata i presin shumë punë. Njëkohësisht edhe këshilltarët e ri të komunës u pajisën me certifikata.Ndërsa, kryetari Taravari u prit nga një numër i madh i qytetarëve të cilët ishin grumbulluar për t’i dëshiruar suksese të parit të Gostivarit Arben Taravarit.

Lexo më Shumë

02 November Katër herë më i ulët se mesatarja për nëntorin është niveli i Cërna Rekës në Novaci, tregon matja e sotme hidrologjike. Siç kumtoi DPHM, dyfish më të ulëta janë nivelet e ujërave të lumenjve Vardar në Jegunoc dhe Shkup, Pçinja në Banjën e Katllanovës dhe Kriva Reka në Kriva Pallnakë. Edhe tek tre lumenjtë e tjerë janë matur vlera më të ulëta se mesatarja për nëntorin. Edhe sot niveli i Liqenit të Dojranit është për rreth 250 centimetra më i lartë, ndërsa në liqenin e Ohrit pothuajse nuk ka ndryshime.

Lexo më Shumë

Nga 1 janari Qeveria planifikon që të risë akcizën për naftën për tre denarë. Me rritjen e akcizës dhe TVSH-së, çmimi i dizelit do të jetë për 3.5 denarë më shumë.Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave Dragan Tevdovski në debatin e sotëm publik në të cilin prezantohet Propozim- buxheti për vitin 2018.Arsyeja për rritjen e akcizës, sic tha Tevdovski, janë rekomandimet e BE-së për mbrojtje të ambientin jetësor dhe ulja e ndotjes.Sipas ministrit të Financave, edhe me këtë rritje, çmimi i naftës në Maqedoni do të jetë më i ulëti në rajon.Pritshmëritë janë se me këtë vendim…

Lexo më Shumë

02 November Këshilli i Qytetit të Shkupit sot do ta mbajë mbledhjen e parë konstitutive në përbërje të re pas zgjedhjeve lokale. Këshilli së pari duhet t’i zgjedhë kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për verifikim, çështje të mandateve, mirënjohjeve, parashtresave dhe ankesave të Këshillit të Qytetit të Shkupit, e më pas të verifikohen mandatet e këshilltarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit nga zgjedhjet lokale. Pikë e mbledhjes konstitutive është edhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit.Në Këshillin e ri të Qytetit të Shkupit, LSDM ka 21 anëtarë, VMRO-DPMNE 17, BDI 3, BESA dy, ndërkaq Aleanca për…

Lexo më Shumë

02 November Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare ekonomike “Konferenca ekonomike e Malit të Zi 2017 -Sfida në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, që po mbahet në Budvë, Mal të Zi. Ai e kryeson delegacionin e Maqedonisë, në përbërje të të cilit janë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrat e Ekonomisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Kreshnik Bekteshi dhe Renata Deskoska. Siaps agjendës, kryetari i Qeverisë së Maqedonisë sot do të ketë fjalim në panel diskutimin me temë “Rajoni pas katër viteve nga Procesi i Berlinit” dhe do të ketë takim pune…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë do t’i shqyrtojë dhe do të vendosë për ankesat e dorëzuara për procedurën e votimit, mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2017.Sipas KSHZ-së, janë dorëzuar qindra ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në afatin i cili skadoi në orën dy pas mesnate, Aleanca për Shqiptarët dorëzoi 13 ankesa për Strugën, Besa 89 ankesa prej të cilave 86 së bashku me Aleancën për Shqiptarët për në Çair dhe tre për në Tetovë. Një ankesë ka dorëzuar edhe partia LPM për votimin në Çashkë.KSHZ, pas marrjes…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar tashmë ish kryetarin e komunës Gjorçe Petrov që ishte nga radhët e VMRO DPMNE-së. Lajmin e kumtoi Prokuroria Themelore e Shkupit e cila shpjegoi se Mitrevski është i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Mitrevski ishte arrestuar në orët e para të ditës edhe me nëntë persona të tjerë që llogariten si bashkëautor, nën dyshimin se ka privatizuar një tokë publike të komunës. Fillimisht Sokol Mitrevski kishte legalizuar tre objekte të paligjshme që gjendeshin në tokën publike, dhe më pas parcela ishte shitur për çmim shumë më të ulët se sa ka mundur të shitet në procedurë…

Lexo më Shumë

Kuvendi ua ndërpreu mandatet deputetëve të cilët në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, u zgjodhën për kryetarëve të ri të komunave. Në seancën e sotme, postin e deputetit nga radhët e LSDM-së të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit e lëshuan, Petre Shilegov i cili u zëvendësua nga nga Tatjana Llallçevska, Stefan Bogoev u zëvendësua nga Aneta Simeska Dimoska, Maksim Dimitrievski nga Lidija Tasevska, Kosta Janevski nga Kostadin Kostadinovski dhe Sasho Pockov nga deputeti i ardhshëm Riste Tashev. Kuvendi po ashtu pranoi dorëheqjen edhe të deputetit të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i cili dha dorëheqje gjatë garës…

Lexo më Shumë

01 November Derisa Shoqata për bashkim shpirtëror Setinci, Popadinci dhe Krushoradi nga Lerini në Maqedoni kujdesej për një pjesë të përmendoreve në vend i anashkaloi hapësirat falas që para disa viteve ua ndau Qeveria e Nikolla Gruevskit. Hapësirat në qendrën tregtare “Skopjanka” thjeshtë janë duke u shkatërruar, e në to sipas pohimeve të fqinjëve me vite të tëra nuk ka shkelur askush. Pikërisht për arsye se nuk është shfrytëzuar fare kjo hapësirë nga Shoqata për bashkim shpirtëror, Qeveria në seancën e djeshme ka vendosur që t’ua marrë hapësirat. Por, siç shprehet ministri i Diasporës, Edmond Ademi, kjo hapësirë nuk i…

Lexo më Shumë

01 November Derisa Shoqata për bashkim shpirtëror Setinci, Popadinci dhe Krushoradi nga Lerini në Maqedoni kujdesej për një pjesë të përmendoreve në vend i anashkaloi hapësirat falas që para disa viteve ua ndau Qeveria e Nikolla Gruevskit. Hapësirat në qendrën tregtare “Skopjanka” thjeshtë janë duke u shkatërruar, e në to sipas pohimeve të fqinjëve me vite të tëra nuk ka shkelur askush. Pikërisht për arsye se nuk është shfrytëzuar fare kjo hapësirë nga Shoqata për bashkim shpirtëror, Qeveria në seancën e djeshme ka vendosur që t’ua marrë hapësirat. Por, siç shprehet ministri i Diasporës, Edmond Ademi, kjo hapësirë nuk i…

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, nesër mban seancën e hapur në të cilën do të shqyrtohen 103 ankesat e partive politike për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 29 tetor. Bëhet fjalë për 13 ankesa të Aleancës për Shqiptarët për Strugën, 89 ankesa të Lëvizjes Besa, prej të cilave 86 janë për komunën e Çairit dhe tre për komunën e Tetovës, dhe një ankesë të dërguar nga Lëvizja Popullore e Maqedonisë për votimet në Çashkë. Afati për dorëzimin e ankimimeve ka përfunduar mbrëmë, ndërkaq sipas zëdhënëses së KSHZ-së, Arjeta Xhemaili, shërbimi juridik po e përgatit pasqyrën e të…

Lexo më Shumë