02 November Zv.kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani tha në emisionin Rruga Drejt se çështja e emrit do të zgjidhet shumë shpejtë. Ai insinuoi se Maqedonia mund t’i shmanget referendumit falë një zgjidhje që do të vijë nga ndryshimi i emrave të aeroportit Aleksandri i Madh dhe pikave tjera strategjike të cilat deri tani janë quajtur si iridentizëm nga pala greke.
Author: almakos
Pas vendimit gjyqësor për rastin “Kumanova” ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ai vlerëson se gjykimi me 746 vite burg për të dënuarit e këtij rasti, është politik dhe për të njejtin kërkon ndërhyrjen urgjente të faktorit ndërkombëtar. Ja reagimi i plotë i Selës: “Kërkojmë ndërhyrje urgjente të faktorit ndërkombëtarëve për epilogun politiko-gjyqësor të rastit të Kumanovës.Vendimi i gjykatës penale me 746 vite burg për të dënuarit e Kumanovës dhe 7 persona me burg të përjetshëm paraqet dënimin më të madh ndonjëherë ndaj shqiptarëve, ne historinë e Maqedonisë.Vlerësojmë se ky gjykim është politik, dhe vazhdimësi e…
Pas vendimit gjyqësor për rastin “Kumanova” ka reaguar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i ci tha se ky vendim gjyqësor dëshmon qasjen e njejtë ndaj shqiptarëve të qeverisë aktuale ashtu si qeveria e kaluar. Ja reagimi i plotë i Kasamit: “Dënimi i sotshëm në procesin gjyqësor të njohur si “rasti Kumanova” flet edhe për vazhdimin e të njëjtës qasje të kësaj qeverie kur në pyetje janë shqiptarët. Të dënuarve pos që nuk iu lejua mbrojtje e denjë, ata u dhunuan fizikisht në burg, si dhe nuk iu njoh e drejta për mbikëqyrje ndërkombëtare të gjykimit.Dënime të këtilla drakonike ndaj…
02 November Fotoreporteri nga Kosova, Blerim Uka, i cili punon për “Indeksonline” është arrestuar jashtë gjykatës, teksa po raportonte për shpalljen e vendimit të Gjykatës për “Grupin e Kumanovës”. Mësohet se Blerim Uka ishte i akredituar nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë për të raportuar nga Gjykata, por kjo nuk e ka penguar policinë të arrestojë atë. Nuk dihen ende detaje për arrestimin e fotoreporterit, i cili ndodheshe para gjykatës duke ushtruar detyrën e tij si fotoreporter.
02 November Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ditën e parë si kryetar i Komunës ankohet se komuna s’ka pare për rroga. “Ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, pasi që humbi zgjedhjet lokale dhe u përshëndet me administratorët komunalë, ka zbrazur arkën e komunës, duke mos lënë mjete financiare për pagën mujore të të punësuarve. Për tre ditë pas raundit të dytë zgjedhor, më datë 30, 31 tetor dhe 1 nëntor, Komuna e Gostivarit, me urdhër të ish kryetarit Nevzat Bejta, ka kryer transaksione me vlerë të përgjithshme prej 6.774.276,00 denarë, ose në kundërvlerë rreth 111.053 euro”,…
02 November Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ditën e parë si kryetar i Komunës ankohet se komuna s’ka pare për rroga. “Ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, pasi që humbi zgjedhjet lokale dhe u përshëndet me administratorët komunalë, ka zbrazur arkën e komunës, duke mos lënë mjete financiare për pagën mujore të të punësuarve. Për tre ditë pas raundit të dytë zgjedhor, më datë 30, 31 tetor dhe 1 nëntor, Komuna e Gostivarit, me urdhër të ish kryetarit Nevzat Bejta, ka kryer transaksione me vlerë të përgjithshme prej 6.774.276,00 denarë, ose në kundërvlerë rreth 111.053 euro”,…
Arben Taravari, sot zyrtarisht e ul në karrigen e kryetarit të Komunës së Gostivarit. Qytetarë të shumtë kishin dalë për të pritur dhe uruar kryetarin e ri, i cili u zgjodh në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 29 tetor. Taravari para objektit të komunës u ndal për të përshëndetur qytetarët dhe i falënderoi që zgjodhën atë për t’i udhëhequr gjatë mandatit 4 vjeçar. Fillimisht u ndanë çertifikatat për këshilltarët e ri komunal, të cilët u zgjodhën më 15 tetor. Komuna e Gostivarit përbëhet prej gjithsej 31 këshilltarësh edhe atë koalicioni Aleanca për Shqiptarët 2, BDI 9, Lëvizja…
02 November Nga 1 Janari i vitit 2018 një pjesë e qytetarëve do të paguajnë ujin më shtrenjtë. Faturat e tyre priten te rriten por nuk do të shtrenjtohen më shumë se 3%. Siç u tha në brifingun për gazetarët nga Komisioni Rregullator Energjetik, ata vazhdojnë akoma me kalkulimet. Më 15 nëntor do të vendoset definitivisht sa mund të lëvizin çmimet, ndërsa këshillat komunal janë ata që do të vendosin dhe do të votojnë për tarifat e reja të ujit. Për momentin nga Komisioni Rregullator nuk zbuluan se cilat komuna do të paguajnë fatura më të shtrenjta të ujit dhe…
Bashkimi Demokratik për integrim ka reaguar pas vendimit gjyqësor për rastin “Kumanova” duke insistuar se vetëm një hetim ndërkombëtar mund ta zbardhë rastin. Në kumtesën e BDI-së dërguar mediave ka shumë paqartësi. Nuk qartësohet nëse partia në pushtet vlerëson se procesi gjyqësor ka zbardhur rastin dhe nëse ashtu siç kanë shkruar, pranojnë përfshirjen e zyrtarëve shtetëror në inskenim të rastit. Në kumtesën e BDI-së shkruan kështu. “Procesi i gjykimit dhe dëshmitë e protagonistëve nxorrën në sipërfaqe dilemat rreth organizatorëve dhe motiveve të këtij rasti të rëndë, prandaj qytetarët kanë nevojë ta kuptojnë të vërtetën e plotë. Pjesë të dëshmive si…
Shtatë persona janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin e Kumanovës ndërsa vetëm katër persona të akuzuar për logjistikë nga Maqedonia janë liruar tërësisht nga akuzat. 26 të akuzuarit që i shpëtuan paraburgimit, megjithatë u dënuan deri në 40 vite burg. Gjithsej 26 personat janë dënuar me 746 vite burg, raporton SHENJA. Andi Krasniqi-Malisheva u dënua me burg të përjetshëm. Me burg të përjetshëm u dënuan edhe Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Bekiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. Me 40 vite burg u dënuan, Komandant Sokoli, Esat Kafexholli, Ardian Bujari, Shefqet Hallaçi, Betim Kabashi, Genci Sefaj, Enver…
Në seancën e sotme konstituive të Këshillit të Qytetit të Shkupit u zgjodh kryetari i ri Këshillit. Me 26 vota, prej 44 këshilltarëve të pranishëm, Lubica Ançëva nga LSDM u zgjodh në krye të Këshillit. Ajo premtoi se do të jetë transparente në punën e saj, ndërsa nga opozita kërkoi që të jetë korrigjuese e punës së pozitës në këtë këshill. “Seanca konstituive përfundoi. Anëtarët e Këshillit kanë dhënë deklarata zyrtare me të cilën u betuan se do të punojnë për të mirën e qytetarëve në pajtueshmëri me kushtetutën dhe do të kujdesen për të mirën e të gjithë neve”,…
Të dënuarit në rastin e Kumanovës do duhet ti paguajnë 1 milion e 300 mijë euro Republikës së Maqedonisë për harxhimet që i ka bërë gjatë gjykimit të tyre. Siç tha gjykatësja Verka Petkovska, të dënuarit paguajnë harxhimet e gjykatës për dy vite, për karburantin, për gjykatësit, për përkthyesit gjyqësor, për kerozinin e helikopterëve të policisë, për obduksionet edhe të policëve edhe të pjesëtarëve të grupit, por edhe për shërbimet mjekësore. Të liruarit nga akuzat janë të liruar edhe nga harxhimet e gjykimit. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

