02 November
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ditën e parë si kryetar i Komunës ankohet se komuna s’ka pare për rroga.
“Ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, pasi që humbi zgjedhjet lokale dhe u përshëndet me administratorët komunalë, ka zbrazur arkën e komunës, duke mos lënë mjete financiare për pagën mujore të të punësuarve. Për tre ditë pas raundit të dytë zgjedhor, më datë 30, 31 tetor dhe 1 nëntor, Komuna e Gostivarit, me urdhër të ish kryetarit Nevzat Bejta, ka kryer transaksione me vlerë të përgjithshme prej 6.774.276,00 denarë, ose në kundërvlerë rreth 111.053 euro”, thuhet mes tjerash në kumtesën e komunës së Gostivarit.
Sipas kryetarit aktual, Arben Taravarit Nevzat Bejta ka lënë Komunën e Gostivarit në borxh prej mbi 100.000.000,00 denarë (1.639.344 euro).

