Prokuroria Publike e Shkupit sot deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar aktakuzë kundër dhjetë personave për tentim për vrasje të deputetit Ziadin Sela në mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend.“Të akuzuarit, të gjithë së bashku, si dhe persona tjerë të cilëve nuk u është konfirmuar identiteti, kanë tentuar që ta privojnë nga jeta të dëmtuarin Ziadin Sela. Një pjesë e të akuzuarve me mjete të forta kanë goditur të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime serioze. Të tjerë, duke përdorët grushte dhe shqelmi, kanë bërë veprën penale për të cilën ngarkohen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, përcjell SHENJA.Prokurori përgjegjës…
Author: almakos
03 November Një numër i madh i komunave vetë kanë kërkuar rritjen e çmimit të ujit, thonë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Deri nga mesi i këtij muaji thonë nga ky Komision thonë që do të sjellin zgjidhje për të gjitha kompanitë që marrin pjesë në procesin e verifikimit të çmimeve të reja të cilat do të jenë më të larta nga sa është paguar deri më tani.. Megjithatë, vendimi nëse do të ketë çmim më të lartë të ujit ose jo, mbetet tek komunat dhe këshilltarët e tyre. Nga 1 janari 2018, në total 75 zgjidhjet tona do të…
03 November Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime ka marrë vendim për pranimin e anëtarëve të rinj nëpër komisione të ndryshme parlamentare, në vend të anëtarëve të vjetër të cilët u zgjodhën kryetar komunash apo kryesues të këshillave komunal. Nga radhët e Lëvizjes Besa ka pasur gjithsej ndërrim të 6 anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve nëpër Komisione të ndryshme kuvendore. Në Komisionin për zgjedhje dhe emërime anëtar do të jetë Fadil Zendeli ndërkaq Afrim Gashi zëvendës. Në Komisionin për financim dhe buxhet dhe në atë për arsim shkencë dhe sport anëtar do të jetë Nexhbedin Karemani, në Komisionin për mbrojtje dhe…
03 November Qeveria do të angazhojë ekspert ndërkombëtarë për të zbardhur rastin e “Kumanovës”, thotë Ministri i Drejtësisë Bilent Saliji. Sikurse kolegu i tij nga Ministria e Punëve të Brendshme, as Saliji nuk jep afat se kur ekspertët e huaj do të fillojnë me rihetimin e rastit të “Lagjes së Trimave”. Tanimë jeni të njoftuar se qeveria me programin e saj është e përcaktuar që për të gjitha rastet për të cilët hidhet dyshim në vërtetësinë e rastit, Qeveria është e përcaktuar që të angazhojë edhe ekspertë ndërkombëtarë me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit. Ministria e Drejtësisë në…
Blerim Sejdiu edhe zyrtarisht sot u ulë në karrigen e të parit të komunës Zhelinës. Ai i falënderoi qytetarët për mbështetjen e dhënë dhe tha se pavarësisht ngjyrave politike, dyert e komunës do të jenë të hapura për të gjithë, raporton SHENJA.Ai shtoi se të gjitha premtimet të cilat i ka dhënë gjatë fushatës do t’i realizoj.
MPJ e Maqedonisë e ka dënuar incidentin e djeshëm me djegien e flamurit të Maqedonisë në Gjilan dhe Pejë, pasi që u shqiptuan dënimet për të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave – Kumanova”.“MPB shpreh keqardhje dhe e dënon aktin e djeshëm të djegies së flamurit maqedonas nga ana e përfaqësuesve të gupeve të tifozëve në Pejë dhe Gjilan të Republikës së Kosovës. Presim që shërbimet zyrtare kosovare të ndërmarrin aktiviteteve që kryerësit të japin përgjegjësi”, thuhet në reagimin e MPJ-së.Ndryshe, në shenjë revolte pas vendimit të Gjykatës Penale për dënim të të akuzuarve të rastit “Kumanova” me burgime të…
Policia ka dalë me detaje në lidhje me personin, E.I. (57) nga Haraçina, i cili u arrestua përderisa mbahej seanca gjyqësore për rastin “Lagjja e Trimave”.Nga policia thonë se ai është ndaluar ngase tek ai janë gjetur shkopinj të cilët kanë ngjasuar me mjet shpërthyes.“Pas ekspertizës është konstatuar se bëhet fjalë për mjete piroteknike (pushkaliqe), ndërsa poashtu është vërtetuar se ai është edhe autor i një letre me përmbajtje kërcënuese. Pas dokumentimin të plotë të rastit, kundër E.I. do të ngritet kallëzim adekuat”, thuhet në njoftimin e MPB-së, raporton SHENJA.
Sulejman Osmani, i dënuar në rastin e “Kumanovës” teksa ekipet televizive e filmonin, bëri shenjën e shqiponjës së vendosur në flamurin kombëtar.Në videon e shkurtër të Televizionit Shenja mund ta shihni reagimin e Sulejman Osmanit.[embedded content]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dënimit të “Grupit Kumanova” nga Gjykata themelore në Shkup.Ai ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar në lidhje me këtë rast, duke vënë dyshime në vendosjen e drejtësisë nga drejtësia maqedonase.“Kemi përcjellë me kujdes dhe vëmendje të shtuar procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në maj të vitit 2015 dhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Shkup. Drejtësia duhet të vihet në vend, duke nisur që nga zbardhja e plotë e ngjarjes me të gjitha dimensionet e saj. Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, për të cilën…
03 November Sulejman Osmani i akuzuar në rastin e Kumanovës u dënua sot me burg të përjetshëm. Gjykatësi i lëndës Goran Boshevski gjatë leximit të vendimit tha se i akuzuari Sulejman Osmani për veprën penale organizatë terroriste dhe terrorizëm në asnjë rast nuk ka mohuar se ka qenë pjesëmarrës po vetëm ka mohuar akt akuzën. Sulejam Osmani, vendimin e gjykatës e priti me duartrokitje duke brohoritur rroftë UÇK-ja dhe duke thënë se me këtë vendim ju jeni duke i dënuar 10 milion shqiptarë jo vetëm mua. Osmani ishte njëri nga pjesëtarët e grupit të Kumanovës i cili pas aksionit u…
03 November Ministri i Drejtësisë, Bilent Saliji, bëri të ditur se këto ditë edhe zyrtarisht në Greqi do lëshohet kërkesa për ekstradimin e dyshes së DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshovski, që të dy të akuzuar në rastet e Prokuroisë Publike Speciale “Target” dhe “Fortesa”. Dokumenti i lëshuar nga Gjykata Penale ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë dhe brenda ditëve në vijim ministria zyrtarisht do kërkojë kthimin e të arratisurve në Maqedoni. Dyshja e arratisur u arrestua nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 tetor, gjatë tentimit me pasaporta të rrejshme bullgare të fluturojnë për në Budapest dhe…
03 November I akuzuari për vjedhjen e miliona eurove nga NLB Tutunska Banka, Boban Smilevski, u dënua me 9 vite dhe dy muaj burg. Në gjykimin e sotëm Gjykata i ndaloi edhe shitjen e pronave ose lëshimin me qira të banesës së tij si dhe bashkë me dy bashkëpunëtorët tia kthejnë pas paratë e vjedhura bankës. I akuzuari i dytë vëllaoi i Bobanit, Goran Smilevski, u dënua me 6 vite e 6 muaj burg ndërsa i akuzuari i tretë u dënua me 5 vite e 2 muaj burg. I akuzuari i katërt për evazion u dënua me suspendim. Gjyata e…

