Author: almakos

Ka ndërruar jetë futbollisti që u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e djeshme në lagjen Aerodrom në Shkup. Viktima është Martin Janushev, i cili u qëllua me breshëri plumbash para hyrjes së banesës së tij në këtë lagje. Mjekët e Spitalit të Shkupit, përmes një komunikate lëshuar për mediat, theksuan se kanë pranuar viktimën në gjendje të rëndë dhe me plumbat në pjesën e kokës. Deri tani nuk dihen qëllimet e këtij sulmi.

Lexo më Shumë

04 November Ka ndërruar jetë futbollisti që u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e djeshme në lagjen Aerodrom në Shkup. Bëhet fjalë për Martin Janushev, i cili u qëllua me breshëri plumbash para hyrjes së banesës së tij në këtë lagje. Mjekët e Spitalit të Shkupit, përmes një komunikate lëshuar për mediat, theksuan se kanë pranuar viktimën në gjendje të rëndë dhe me plumbat në pjesën e kokës. Deri tani nuk dihen qëllimet e këtij sulmi.

Lexo më Shumë

03 November Rreth orës 18 pasditen e sotme në afërsi të Red Kafesë në lagjen Aerodrom, është plagos rëndë një person. Policia konfirmoi se ndaj viktimës është shtënë me armë zjarri dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda në kokë. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Dëshmitarët okularë thonë se sulmuesi ka shtënë 4 deri 5 plumba në pjesën e sipërme të trupit të plagosurit, i cili siç mësohet është një futbollist aktiv i njohur. Sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet akoma në arrati, ndërsa…

Lexo më Shumë

03 November Në Fakultetin Filologjik në Shkup, u mbajt akademi përkujtimore për veprimtarin e arsimit Xhevat Gega. Gega brenda aktiviteteve të tija profesionale dhe shkencore zhvilloi edhe një veprimtari të rëndësishme lidhur me tekstet mësimore për nevojat e Shtëpisë Botuese “Prosvetno dello” dhe Entit për botimin e teksteve mësimore nga Prishtina. Ka përkthyer 15 tekste mësimore për arsimin fillor e të mesëm, si edhe është autor i një numri të madh tekstesh origjinale. Më të rëndësishmet janë Abetarja – botimi i parë në vitin 1970 e që pësoi ribotime gjatë viteve dhe adaptime sipas plan programeve mësimore të arsimit fillor…

Lexo më Shumë

Shoqata e mjekëve për mjeksi të përgjithshme familjare, mbrëmë e hapi simpoziumin e 24 si dhe shënoi 70 vjetorin e ekzistencës të këtij asociacioni. Simpoziumi mbahet në bashkëpunim me Asociacionin e mjekëve për mjeksi të përgjithshme familjare të Europës Juglindore dhe do të zgjasë deri më 4 nëntor. Ky simpozium, sipas paralajmërimeve, do të shënojë tema me rëndësi për mjekun e përgjithshëm të familjes si dhe për sfidat me të cilat përballet, duke pasur parasysh vendin e tij dhe rolin e zgjidhjes së këtyre sfidave, në bashkëpunim edhe me shoqatat tjera profesionale dhe institucionet relevante në vend. Me rastin e…

Lexo më Shumë

Banorët e Lagjes së Trimave e kanë pritur shumë keq vendimin e djeshëm të gjykatës, që caktoi disa shekuj burg për grupin e akuzuar. Ata thonë se ende janë të tronditur nga vendimet siç i quajnë ata të pa drejta, pasi sipas tyre fajtorët nuk janë ata që morën dënimet maksimale, por fajtorët e vërtetë që duhet dënuar sipas tyre janë pushteti i atëhershëm VMRO-BDI. “Për vendimin është më mirë të shkosh ta pyesish Gruevskin dhe Ali Ahmetin, ata e dijnë që i kanë bërë pazarllëqet. Ne mjaft trishtimin që e kemi pasur, ata na kanë shkatërruar me neve, me…

Lexo më Shumë

Dy vjet frikë dhe pasiguri. Motive patriotike e motive financiare. Përjetime të përziera në procesin gjyqësor për rastin e “Kumanovës”, raporton SHENJA. Ngjarja ndodhi më 9 maj të vitit 2015, por afro pesë muaj më pas, prokuroria e zgjeroi hetimin dhe kapi edhe shtatë të dyshuar të tjerë për ndihmë logjistike të grupit. Personat e kapur ishin kryesisht nga fshatrat e pjesës së Kumanovës. Kishte prej moshës 24 vjeç e deri në 75 vjeç. Nga materialet e filmuara nga policia, duken disa harta të Shqipërisë Etnike dhe hartë lëvizjeve për Maqedoni, me një itinerar të shkuar, një mori armatimi dhe…

Lexo më Shumë

03 November Ende nuk ka informacione se kur Qeveria do të vendosë, se cilin nga kandidatët do ta propozojë për prokuror publik. Dje Këshilli i Prokurorëve Publik përfundoi shqyrtimin e aplikacioneve të 23 kandidatëve që duan të ulen në karrigen e zbrazët e Marko Zvërlevskit, dhe e kanë dërguar deri në Qeveri mendimin për secilin prej tyre. Pasi qeveria të vendosë për njërin nga kandidatët, ajo duhet të dërgojë një propozim në Kuvend, ku Prokurori Publik zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Edhe sot nga Qeveria për Alsat M thonë vetëm se: “Qeveria do ti shqyrtojë propozimet në mbledhje, dhe ajo…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale e Shkupit  dënoi me burg të përjetshëm edhe një anëtar të grupit të Kumanovës. Sulejman Osmani është i dënuari i tetë me radhë nga gjykata me burg të përjetshëm, raporton SHENJA. Sipas asaj që e tha gjykatësi Goran Boshevski është e pakontestueshme se Osmani ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e grupit të Kumanovës, prej Kullës policore në Gushincë, e deri në luftimet në lagje dhe rikujtoi se Osmani, i ka pranuar të gjitha veprat e shkruara në akuzë, por ka mohuar vetëm kualifikimin si vepër terroriste. Gjykatësi Boshevski tha se tani për tani publiku nuk mund…

Lexo më Shumë

Me brohoritje dhe festë, banorët e Zhelinës e përcollën Blerim Sejdiun deri në Komunë, i cili në zgjedhjet e fundit lokale fitoi mbështetjen e shumicës së zhelinasve. Pasi mori mandatin që të kryesojë në Zhelinë për katër vitet e ardhshme, Sejdiu falenderoi të gjithë ata që i besuan, dhe tha se Komuna do të qëndrojë e hapur për të gjithë, pavarësisht ngjyrave politike. Madje ai u zotua se premtimet e tij gjatë fushatës do ti realizojë një nga një. ” Kjo Komunë do të jet në shërbim të gjithë qytetarëve pavarësisht bindjeve politike. Nderi dhe pasuria e çdonjërit do të…

Lexo më Shumë

03 November Pas përfundimit të procedurës para hetimore, Prokuroria ka ngritur padi për vrasje në tentativë ndaj 10 personave të arrestuar për dhunën ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Prokurori përgjegjës paralelisht me akuzën ka propozuar që 9 të akuzuarve tu vazhdohet edhe masa e paraburgimit, ndërsa për njërin prej tyre, të vazhdojë masa e arrestit shtëpiak. Prokuroria thotë se vazhdimin e masës së paraburgimit, e ka bërë duke pasur parasysh mundësinë e ikjes dhe ndikimin që mund te kenë të akuzuarit te dëshmitarët. Ziadin Sela ishte një ndër deputetët më të lënduar të sulmit të përgjakshëm që…

Lexo më Shumë

03 November Apeli duhet të vendosë nëse bisedat e përgjuara të paligjshme për rrënimin e ndërtesës “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski dhe projektit “Qyteti i Diellit” në Sopishte, do të mund të shfrytëzohen si dëshmi në gjykatë. Avokatët e të akuzuarve kërkuan që vendimi i Penales të mbetet në fuqi dhe bombat të mos jenë material dëshmues. PSP-ja, nga ana tjetër, njoftoi se në asnjë material të përgjuar nuk ka bisedë private. Prokurori para gjykatësve të Apelit tha se krimi nuk guxon të marrë mbrojtje juridike, ndërsa të akuzuarit nuk mund të jenë viktima të përgjimit të paligjshëm, kur kanë…

Lexo më Shumë