03 November
Apeli duhet të vendosë nëse bisedat e përgjuara të paligjshme për rrënimin e ndërtesës “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski dhe projektit “Qyteti i Diellit” në Sopishte, do të mund të shfrytëzohen si dëshmi në gjykatë. Avokatët e të akuzuarve kërkuan që vendimi i Penales të mbetet në fuqi dhe bombat të mos jenë material dëshmues. PSP-ja, nga ana tjetër, njoftoi se në asnjë material të përgjuar nuk ka bisedë private. Prokurori para gjykatësve të Apelit tha se krimi nuk guxon të marrë mbrojtje juridike, ndërsa të akuzuarit nuk mund të jenë viktima të përgjimit të paligjshëm, kur kanë qenë në maje të pushtetit. Te avokatët nuk ka optimizëm se Apeli do t’i hedhë poshtë bombat si dëshmi, duke marrë parasysh faktin se tashmë vendosi praktikë në rastet tjera që ato të jenë pjesë e materialit dëshmues.
Do t’ju them sinqerisht se nuk kam fare pritje pozitive. Madje as ajo që sot përfaqësuesit e PSP-së vetë hynë në kurth që e prezantuan nenin 8 nga konventa evropiane, me potencimin se është mbrojtja e regjistrimit të paautorizuar të institucioneve shtetërore, e më pas pohonin se si të kemi aktgjykim të plotfuqishëm se këto regjistrime i kanë përgatitur institucionet shtetërore- deklaroi avokati Elenko Millanov.
Në rastin “TNT” i akuzuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski ndërsa në Toplik”, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski. Në të dyja rastet janë akuzuar gjithsej 13 persona. Gjykata e Apelit, paraprakisht mori vendime me të cilat “bombat” e hedhura poshtë nga Penalja, t’i kthejë në rendin juridik dhe lejoi që bisedat e përgjuara të paligjshme, të jenë dëshmi në rastet “Shuplaka të porositura në Qendër”, “Treqind” për furnizim të automjeteve për policinë dhe “Tenderë” për ndërtimin e Muzeut të VMRO-së.
Bojan Stojanovski

