Shoqata e mjekëve për mjeksi të përgjithshme familjare, mbrëmë e hapi simpoziumin e 24 si dhe shënoi 70 vjetorin e ekzistencës të këtij asociacioni. Simpoziumi mbahet në bashkëpunim me Asociacionin e mjekëve për mjeksi të përgjithshme familjare të Europës Juglindore dhe do të zgjasë deri më 4 nëntor. Ky simpozium, sipas paralajmërimeve, do të shënojë tema me rëndësi për mjekun e përgjithshëm të familjes si dhe për sfidat me të cilat përballet, duke pasur parasysh vendin e tij dhe rolin e zgjidhjes së këtyre sfidave, në bashkëpunim edhe me shoqatat tjera profesionale dhe institucionet relevante në vend. Me rastin e 70 vjetorit, në fillim të kësaj ngjarje u promovua monografija e shoqatës si dhe libri “Metodologjia e shkencës – punë hulumtuese shkencore në praktikën mjekësore”.
“Kjo mbrëmje do të jetë e veçantë për shumë gjëra. Është e veçantë për shkak të 70 vjetorit tonë, është e veçantë për shkak të simpoziumit të 24 me rradhë, megjithatë është e veçantë, edhe për personat e veçantë që I kemi këtu sonte me ne. Ata janë personat me nevoja të veçanta, unë e kam atë nder që në emër të gjithëve që jemi këtu të pranishëm, ti përshëndes korrin e fëmijëve “Falseto” në kuadër të Studios Kreativ, dhe qendrën shtetërore shkollore për arsim, rehabilitim të nxënësve me dëgjim të dëmtuar “Partenija Zogravski” dhe Dansens Junajted MK”, deklaroi drejtoja e Shoqatës, Katerina Kovaçeviq.

