Qeveria paralajmëroi se nga 1 janari i vitit të ardhshëm planifikohet rritje e akcizës së naftës për tre denarë. Një vendim i këtillë, sipas ekonomistit Abil Baush, thotë se është i papritur, pasi Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM deklaronte se të gjitha vendimet e këtij lloji do ta merren me një debat publik dhe kjo nuk ndodhi. Sipas tij, edhe pse kalkutimet që i tregoj ministri i Financave do të jenë 1.7% rritja e inflacionit nuk u bën kalkulime se sa kjo do të ketë impakt te mirëqenia sociale e qytetarëve. Ai po ashtu tha se duhet të…
Author: almakos
Gjykata Administrative informoi se deri sot paradite janë parashtruar 16 padi prej partive politike për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në komunikatën e Gjykatës Administrative të nënshkruar nga kryetari i gjykatës thuhet se 11 padi janë dorëzuar nga Aleanca për Shqiptarët, katër nga Lëvizja Besa dhe një nga Lëvizja Popullore e Maqedonisë. Gjykata Administrative obligohet të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të tyre. Paditë e partive politike tek Gjykata Administrative, vijnë pasi komisioni Shtetëror i zgjedhjee ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e partive politike lidhur me parregullësitë që kanë hasur në procesin zgjedhor gjatë…
Pas paralajmërimit të Sindikatës së Pavarur të Policisë ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme, e cila pohon se është e gatshme të bisedojë dhe të gjejë zgjidhje për të gjitha kërkesat e sindikatës ose të punësuarve të tjerë në këtë institucion. “Pas ardhjes së udhëheqësisë së re në MPB janë ndërmarë të gjitha masat për përmirësimin e kushteve të punës të të gjithë të punësuarve. Në rrjedhë janë aktivitete konkrete për përmirësimin e standardeve të punës të punonjësve të policisë, duke nisur nga uniformat dhe çizmet. Udhëheqësia aktuale e MPB-së deri më tani nuk ka refuzuar asnjë propozim të…
Bisedat e përgjuara ilegalisht ku flitet për rastin “Kosmos” dhe projektin “Qyteti i diellit” mund të përdoren si argument në gjykatë. Kështu ka vendosur mbrëmë Gjykata e Apelit në Shkup duke ndryshuar kështu vendimet paraprake të Gjykatës Penale pas ankesës së Prokurorisë Speciale Publike. Në rastin e rrënimit të objektit “Cosmos”, i koduar “TNT”, i akuzuari i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa në rastin “Toplik” i akuzuari i parë është ish ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski. Bashkë me ta në të dy rastet e hetuara nga PSP të akuzuar janë gjithsej 13 persona. Arsyetimi i prokurorëve…
Edhe një muaj pas parlajmërimit të ministrit Oliver Spasovski se do të inicojnë hetime ndërkombëtare për rastin e Kumanovës, ende asgjë konkrete nuk është publikuar në opinion për këtë paralajmërim. As Qeveria dhe as Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk kanë treguar nëse është bërë ndonjë hap drejt fillimit të hetimit ndërkombëtar, nëse është dërguar ndonjë kërkesë në institucionet ndërkombëtare dhe nëse tanimë kanë filluar hetimet. Spasovski dhe funksionarët e tjerë qeveritarë nuk kanë dhënë as hollësi se çfarë nënkupton hetim ndërkombëtar dhe kush duhet të bëjë këtë hetim për atë që ndodhi më 9 dhe 10 maj në…
04 November A fitoi Ohri një Subrata Roj të ri? Kjo është aktuale për shkak të takimit të kryetarit të ri të komunës së Ohrit Jovan Stojanovski, me sheikun e Katarit, Al Tani. Siç kishin njoftuar nga komuna, sheiku ka qenë i interesuar të investojë në turizmin e Ohrit, ndërsa i janë prezantuar më shumë lokacione të lira për ndërtimin e hoteleve. Kryetari Stojanovski mohon se ka për qëllim në Ohër të sjellë një Subrata Roj të ri, i cili në qeverisjen e VMRO DPMNE-së kishte premetuar investime milionëshe në fushën e turizmit në Ohër. Personi i cili ishte mysafir,…
04 November Spitali privat Sistina Oftalmologji edhe këtë vit organizoi simpozium regjional oftalmologjik në të cilin u prezantuan teknikat e reja të cilat do të zbatohen në këtë spital sa i përket tretmanit në kataraktin e syrit, korrektimin e dioptrisë e të tjera. U mblodhëm më shumë se 300 oftamolog, kolegë, studentë, mjek të mjekësisë së përgjithshme për t’i shkëmbyer përvojat tona në rrafshin e kirurgjisë dhe në sferën e diagnostifikimit të sëmundjeve të caktuara. Këtë vit kemi një qasje inter disiplinare sepse shërimi i sëmundjeve jo vetëm ata të syve sot kërkojnë qasje grupore- thha Zllatko Arnaudovski, Sistina Oftamologji.…
04 November Ndaj vendimit të gjykatës së Apelit që lejojë materialet e përgjuara të shërbejnë si dëshmi në rastet „TNT“ dhe „Toplik“, ka reaguar ish ministri i transportit, Mile Janakievski. Sipas tij PSP u jep legjitimitet bisedave të përgjuara dhe ndjek qytetarë në bazë të dëshmive që janë marrë në mënyrë të paligjshme. Janakievski tha se një nga tre bisedat e tija të përgjuara e ka shfrytëzuar bashkëshortja e tij. Për të kjo paraqet shkelje të së drejtës së privatësisë dhe jetës familjare, pasi përgjimi i telefonave të tyre është bërë jashtë ligjit. Ai vlerëson se i shkelen të drejtat…
04 November Qendra për trajnim të pilotëve ushtarak gjatë ditës së sotme ka hapur dyert për kandidatët e rinj që dëshirojnë të ndjekin kursin intensiv për pilot helikopteri ushtarak. Kursi intensiv është 18 mujorë ndërsa kandidatët pas përfundimit të trajnimit do të jenë të punësuar si pilot në armatën e Maqedonisë. Njëri nga trajnuesit kapiteni Borçe Manev thotë se nevoja për pilot është e madhe dhe për këtë arsye qendra për pilot ushtarak i ka hapur dyert për të gjithë të interesuarit. Armata nuk ka pilot të mjaftueshëm dhe për këtë arsyeje kemi prezantime të këtilla dhe për këtë I…
Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale i MPB-së, dorëzoi padi penale kundër ZH.I., i punësuar si inspektor kryesor në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”. “Personi në fjalë akuzohet se duke shfrytëzuar pozitën zyrtare, gjatë kryerjes së detyrës së punës – ekspertizë në rast të vjedhjes së rëndë në shtëpi – me qëllim të përvetësimit të pronës materiale joligjore, në mënyrë të paautorizuar ka marrë stoli ari, me çka ka kryer veprën penale në fjalë”, thonë nga…
04 November MPB-ja merr në pyetje dëshmitarët për vrasjen që ndodhi dje pasdite në lagjen Aerodrom të Shkupit, për ta zbuluar identitetin e sulmuesit apo sulmuesve që vranë 28 – vjeçarin Martin Janushev. Disa spekulime që u shfaqën në publik, duke cituar dëshmitarë, janë se me pistoleta kanë shtënë dy persona, edhe pse në Buletinin policor thuhet se ka qenë vetëm një. Prokuroria mbrëmë vonë e përfundoi hetimin në vendin e ngjarjes në kafenenë “Red Kafe” ndërsa gjurmët e mbledhura nga vendi i ngjarjes janë dorëzuar për analiza. Trupi tashmë është dorëzuar për autopsi. Policia po kërkon ende fajtorin e…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë njoftoi se gjatë javës së ardhshme do ta shqyrtojë dhe do të sjellë qëndrim lidhur me rritjen e paralajmëruar të rrogave në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje, paraparë me Propozim-buxhetin për vitin 2018. “LSM gjithashtu bën thirrje dhe e inkurajon Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe ministrin e Financave, Dragan Tevdovski që në periudhën në vijim të fillojë e përforcimin e dialogut social me sindikatat, në mënyrë që më lehtë të tejkalohen situatat e caktuara dhe të krijohen kushte për rritjen e rrogave në sektorët e tjerë”, thuhet në njoftimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

