04 November
Qendra për trajnim të pilotëve ushtarak gjatë ditës së sotme ka hapur dyert për kandidatët e rinj që dëshirojnë të ndjekin kursin intensiv për pilot helikopteri ushtarak. Kursi intensiv është 18 mujorë ndërsa kandidatët pas përfundimit të trajnimit do të jenë të punësuar si pilot në armatën e Maqedonisë. Njëri nga trajnuesit kapiteni Borçe Manev thotë se nevoja për pilot është e madhe dhe për këtë arsye qendra për pilot ushtarak i ka hapur dyert për të gjithë të interesuarit.
Armata nuk ka pilot të mjaftueshëm dhe për këtë arsyeje kemi prezantime të këtilla dhe për këtë I kemi ftuar të gjithë të paraqiten në konkursin . Çështja e kualitete të kandidatëve është diçka personale për çdo kandidat por në Maqedoni ka kandidat që I plotësojnë kushtet për të qenë pilot , ndërsa trajnimi në qendër është në rangjet më të larta botërore , pasi që mësojmë nga më të mirët pasi që pasjet janë marr nga armata izraelite dhe I plotësojmë standardet botërore- deklaroi Borçe Manev, trajnues.
Atë çfarë un dua të them është kënaqësia të shohësh nga lartë është diçka që vërtet duhet të shihet dhe përjetohet. pasi që është diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe duhet që të vish të provosh se ja vlen. Trajnimet që bëhem për fluturimet e këtilla të japin një kënaqësi të veçantë- deklaroi Ilendit Stanovski, kadet në Qendrën për Pilot.
Qendra për trajnim ka pesë aeroplan dhe katër. Kandidatët e interesuar duhet të kenë të mbaruar arsimin lartë dhe të jenë nën moshën 27 vjeç.
Senat Zylbehari

