Pas paralajmërimit të Sindikatës së Pavarur të Policisë ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme, e cila pohon se është e gatshme të bisedojë dhe të gjejë zgjidhje për të gjitha kërkesat e sindikatës ose të punësuarve të tjerë në këtë institucion.
“Pas ardhjes së udhëheqësisë së re në MPB janë ndërmarë të gjitha masat për përmirësimin e kushteve të punës të të gjithë të punësuarve. Në rrjedhë janë aktivitete konkrete për përmirësimin e standardeve të punës të punonjësve të policisë, duke nisur nga uniformat dhe çizmet. Udhëheqësia aktuale e MPB-së deri më tani nuk ka refuzuar asnjë propozim të sindikatës dhe as që e ka ndërmend që ta anashkalojë sindikatën gjatë zgjedhjes së problemeve. Përkundrazi, vlerësojmë se vetëm bashkërisht mund të arrijmë në zgjedhidhjen më të mirë”, thyhet në komunikatë.
MPB thërret sindikatën në një takim të përbashkët për të diskutuar rreth problemeve, me qëllim që të gjendet zgjidhja. /SHENJA/

