04 November
Spitali privat Sistina Oftalmologji edhe këtë vit organizoi simpozium regjional oftalmologjik në të cilin u prezantuan teknikat e reja të cilat do të zbatohen në këtë spital sa i përket tretmanit në kataraktin e syrit, korrektimin e dioptrisë e të tjera.
U mblodhëm më shumë se 300 oftamolog, kolegë, studentë, mjek të mjekësisë së përgjithshme për t’i shkëmbyer përvojat tona në rrafshin e kirurgjisë dhe në sferën e diagnostifikimit të sëmundjeve të caktuara. Këtë vit kemi një qasje inter disiplinare sepse shërimi i sëmundjeve jo vetëm ata të syve sot kërkojnë qasje grupore- thha Zllatko Arnaudovski, Sistina Oftamologji.
Në këtë simpozium pjesëmarrës ishte edhe drejtori i Klinikës së syve “Svjetlost” në Zagreb, klinikë kjo e cila është edhe partnere e spitalit Sistina Oftalmologji.
Qytetari i Maqedonisë meriton teknologji moderne dhe shërim efikas dhe adekuat këtu në Shkup, që të mos detyrohen të udhëtojnë në perëndim apo gjithandej në botë që të marrin shërbimet cilësore. Ajo që sot mund ta them është se 95% e njerëzve janë operuar apo shëruar me sukses dhe të cilët tanimë nuk kanë më nevojë që të mbajnë pajisje- tha Nikica Gabriq, Drejtor i Klinikës “Svjetlost” Zagreb.
Spitali Sistina Oftalmologji në Maqedoni ekziston nga viti 2010-të dhe është spitali i parë i syve i cili diagnostikon dhe i trajton përmes kirurgjisë të gjitha problemet me shikimin.
Vjollca Aliti

