05 November Qeveria as nuk i konfirmoi, po as nuk i përgënjeshtroi informacionet jozyrtare se Këshilli i Prokurorëve Publik ka dorëzuar mendim pozitiv vetëm për dy nga 23 kandidatët e paraqitur për prokurorë të ri. Përgjigjen e vetme që e morëm nga ky institucion ishte se propozimet e Këshillit do të shqyrtohen në seancë, por pa saktësuar se kur do të ndodhë kjo. Jo-zyrtarisht përmenden emrat e profesoreshës Elena Andreevska dhe anëtarit aktual të Këshillit, Lubomir Jovevski, për të cilin në qarqet e Prokurorisë konsiderohet si kandidati më serioz për këtë post. As kryetari i Këshillit, Kole Shteriev nuk zbuloi…
Author: almakos
Në një automjet në parking, është gjetur trupi i një 34-vjeçari me plagë nga armë zjarri në kokë, i cili sipas policisë, sipas të gjitha gjasave, ka kryer vetëvrasje. Nga MPB kumtuan se dje rreth orës 7 në drejtimin rrugor Resnjë – Manastir, në parkingun në afërsi të kontrollit teknik në dalje të qytetit, në automjetin “Pollo” është gjetur i vdekur M.P. (34) nga Resnja, me plagë nga armë zjarri në kokë. Në brendësinë e automjetit është gjetur pistoleta e llojit “HC” të kalibirt 9mm. Vdekja është konstatuar nga Ndihma e shpejtë mjekësore dhe është kryer ekspertizë nga ekipi i…
Ka përfunduar pa incidente protesta e dhjetëra personave që kundërshtojnë vendimin për dënimin e pjesëtarëve të grupit të Kumanovës. Protestuesit që u mblodhën në Sheshin Skenederbeu në Shkup kanë vazhduar marshin drejt gjykatës. Ata kanë brohoritur kundër vendimit dhe gjithashtu ishte e theksuar thirrja UÇK, UÇK.
05 November Ministri i Jashtëm i Greqisë ka paralajmëruar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Maqedoninë për çështjen e emrit. Nikos Kocias për mediat greke ka theksuar se kah mesi i vitit 2018 çështja e emrit do të marrë fund. Në deklaratën e tij shefi i diplomacisë greke tha theksuar se “plaga kombëtare” e hapur para 26 viteve duhet të shërohet në vitin 2018. Sipas Kocijasit problemi duhet të marr fund për shkak se në 2019 si në Greqi ashtu dhe në Maqedoni do të ketë zgjedhje. Ndërkohë ekspertët në Maqedoni presin intensifikim të negociatave Athinë- Shkup në periudhën e ardhshme, të…
Protestuesit kundër vendimeve të gjykatës në rastin e Kumanovës tashmë kanë arritur pranë ndërtrsës së Gjykatës. Janë dhjetëra protestues që mbajnë pankarta dhe kërkojnë drejtësi nga ana e autoriteteve ndërkombëtare, raporton Televizioni SHENJA.
Gjykata Administrative ka shqyrtuar të gjitha ankesat e partive politike për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.Vendimet janë në përgatitje e sipër dhe do të shpallen në veb faqen e Gjykatës Administrative. Tashmë është publikuar vendimi për padinë e Lëvizjes Popullore të Maqedonisë e cila hidhet si e pabazë. Në Gjykatën Administrative janë parashtruar 16 padi. Njëmbëdhjetë prej tyre ishin të parashtruara nga Aleanca për Shqiptarët, katër nga Lëvizja Besa dhe një nga Lëvizja popullore për Maqedoninë.
05 November Banorët e Strugës ditëve të fundit janë përballur me një tym të dendur dhe erë të keqe që vinte nga deponia e cila vazhdon të paraqes shqetësim tejet të madh për Strugën dhe banorët e saj. Deponia në fjalë jo vetëm që nuk dislokohet, por dita ditës po bëhet edhe më e madhe, pasi siç shprehen nga sektori joqeveritarë, këtu sillen nga 100 kamionë me mbeturina. “Thuajse gjysmë viti nga investimi i paralajmëruar nga qeveria prej 12 milionë denarëve për zgjidhjen e problemit me deponinë, tani këtu mbeti vetëm konstruksionet e metalta ku duhet të ndërtohet objekti për…
Ka nisur protesta kundër vendimeve të gjyktës për anëtarët e gupit të Kumanovës. Dhjetëra protestues tashmë janë mbledhur në Sheshin Skenderbeu në Shkup, ndërsa në duar mbajnë parulla, ku veçohet thirrja për të pasur gjykim ndërkombëtar për rastin, raporton Televizioni SHENJA.
Qeveria ka qëllim që të zgjidh çështjen e emrit me Maqedoninë, deklaroi ministri i punëve të jashtë të Greqisë, Nikos Kozias, për gazetën greke “Katimerini”, përcjell Portalb.mk. Kozias thitë se plaga nacionale e cila u hap para 26 viteve do të shërohet deri në vitin 2018, shkruan Katimerini. “Besoj se çështja e emrit do të zgjidhet deri në gjysmën e parë të vitit 2018”, deklaroi Kozias. Sipas tij në të kundërtën do të ketë ‘komplikime të mëdha’. Ai shtoi se pas zgjidhjes së tij do të ngelen “tre katër muaj burokraci në Kombet e Bashkuara”. Sipas ministrit, kjo çështje duhet të…
Vrasësi i futbollistit Martin Janushev ishte duke vuajtur dënimin në burg, kurse në kohën e vrasjes ai ishte i liruar nga burgu për vikend, njofton “Makfaks” nga burime të hetuesisë. Behët fjalë për një person të gjinisë mashkullore të moshës 25 vjeçare, i cili vuan dënimin me burg me kohëzgjatje prej 6 vitesh, për shkak të tregtisë me lëndë narkotike. Policia ende heton vrasësin, kurse motivet janë ende të panjohura. Njëzet e tetë vjeçari Martin ishte djali i zyrtarit policor dhe vëlla i të punësuari në njësitin Alfa. Ai ishte sulmuar pardje rreth orës 18 para hyrjes së apartamentit të…
05 November Gjykata Administrative sot do të sjellë vendim për dhjetë nga gjithsej 16 padi, të cilat u shqyrtuan dje dhe do t’i shqyrtojë gjashtë paditë e tjera të parashtruara lidhur me rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në Gjykatën Administrative dje deri në orën dhjetë, u parashtruan 16 padi. Njëmbëdhjetë nga paditë u parashtruan nga Aleanca për Shqiptarët, katër nga Lëvizja BESA dhe një nga Lëvizja Popullore për Maqedoni. Gjykata Administrative ka për detyrë të sjellë vendim rreth ankesave në afat prej 48 orëve pas pranimit të tyre. KSHZ në mbledhje i hodhi poshtë të gjitha ankesat e parashtruara…
Presidenti Gjorge Ivanov, në një intervistë me gazetën britanike “Telegraf”, tha se BE ka lënë derën hapur ndaj kërcënimeve strategjike të Kinës dhe Rusisë për Ballkanin për shkak të dështimit të saj për t’u angazhuar në rajon. Sipas Ivanovit, BE është e mbërthyer në një mënyrë të të menduarit nga shekulli XX dhe grindjet e vogla të brendshme dhe e ka penguar atë të shohë sfidat e këtij shekulli, si migracioni masiv, krimi digjital dhe revanshizmi i Rusisë. “Deri kohët e fundit nuk kemi parë investime ruse në Maqedoni. Por, Evropa po tërhiqet ose nuk i mban premtimet e veta…

