Gjykata Administrative ka shqyrtuar të gjitha ankesat e partive politike për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Vendimet janë në përgatitje e sipër dhe do të shpallen në veb faqen e Gjykatës Administrative.
Tashmë është publikuar vendimi për padinë e Lëvizjes Popullore të Maqedonisë e cila hidhet si e pabazë.
Në Gjykatën Administrative janë parashtruar 16 padi. Njëmbëdhjetë prej tyre ishin të parashtruara nga Aleanca për Shqiptarët, katër nga Lëvizja Besa dhe një nga Lëvizja popullore për Maqedoninë.

