05 November Gjykata Administrative sot do të sjellë vendim për dhjetë nga gjithsej 16 padi, të cilat u shqyrtuan dje dhe do t’i shqyrtojë gjashtë paditë e tjera të parashtruara lidhur me rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në Gjykatën Administrative dje deri në orën dhjetë, u parashtruan 16 padi. Njëmbëdhjetë nga paditë u parashtruan nga Aleanca për Shqiptarët, katër nga Lëvizja BESA dhe një nga Lëvizja Popullore për Maqedoni. Gjykata Administrative ka për detyrë të sjellë vendim rreth ankesave në afat prej 48 orëve pas pranimit të tyre. KSHZ në mbledhje i hodhi poshtë të gjitha ankesat e parashtruara…
Author: almakos
Presidenti Gjorge Ivanov, në një intervistë me gazetën britanike “Telegraf”, tha se BE ka lënë derën hapur ndaj kërcënimeve strategjike të Kinës dhe Rusisë për Ballkanin për shkak të dështimit të saj për t’u angazhuar në rajon. Sipas Ivanovit, BE është e mbërthyer në një mënyrë të të menduarit nga shekulli XX dhe grindjet e vogla të brendshme dhe e ka penguar atë të shohë sfidat e këtij shekulli, si migracioni masiv, krimi digjital dhe revanshizmi i Rusisë. “Deri kohët e fundit nuk kemi parë investime ruse në Maqedoni. Por, Evropa po tërhiqet ose nuk i mban premtimet e veta…
Moti sot në Maqedoni pritet të jetë me diell, por i ftohtë. Temperatura parashikohet të lëvizë prej 10 deri 18 gradë celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë deri 16 gradë celsius. Nga dita e nesërme pritet rritje të vranësirave dhe reshje shiu.
Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik ka një kërkesë për Serbinë. Ai thotë se Republika Serbe vitin e ardhshëm duhet të fillojë procesin e hartimit të kushtetutës së re, për të cilën tha se “nuk do të jetë ndarëse, por do t’ia mundësojë Republikës Serbe të merret me çështjen e shkëputjes”. Dodik gjatë një takimi shkencor në Fakultetin Juridik në Banja Llukë, tha se kushtetuta e tanishme nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve.
05 November Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ftohtë. Temperatura do të lëviz prej 10 deri 18 gradë celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë deri 16 gradë celsius. Nga dita e nesërme pritet rritje të vranësirave dhe reshje shiu.
Në Shkup sot do të protestohet kundër vendimit për të dënim kapitak ndaj pjesëtarëve të grupit të zënë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. “Disa organizata joqeveritare me inicativë qytetare organizojmë protest kundër dënimit kapital që Gjyqi i Shkupit 1 ua shqyptoi të dënuarave në rastin ‘Lagja e Trimave’, Kumanovë. Protesta do të mbahet ditën e diel me fillim në ora 13. Protestat do të niset nga Sheshi “Skënderbeu dhe do të përfundojë para gjykatës Themelore Shkup 1”, thuhet në njoftimin e organizatave joqeveritare. Protesta është paralajmëruar të nisë në Sheshin Skenderbeu në Shkup dhe do të përfundojë para ndërtesës…
05 November Në sheshin Skënderbeu në Shkup do të organizohet një protestë kundër vendimit gjyqësor në shkallën e parë për rastin “Lagja e Trimave”. Protesta organizohet nga disa organizata joqeveritare të cilët apelojnë që të zbulohen porositësit e vërtet të ngjarjes së Kumanovës dhe kërkojnë hetim ndërkombëtarë.Protesta do të përfundojë para Gjykatës Shkupi 1.
Ministri i Jashtёm i Serbisё Ivica Daҁiҁ kёrkon njё konferencё ndёrkombёtare, pёr tё zgjidhur problemin e Kosovёs. Pas pёrpjekjeve tё Katalonjёs pёr pavarёsi, Serbia po kёrkon njё zgjidhje tё re pёr ish-krahinёn e saj, Kosovёn. “Nёse Spanja mund tё luftojё pёr konceptin e saj pёr Katalonjёn, atёherё edhe ne serbёt mund tё luftojmё pёr vendin tonё”, citon gazeta qeveritare “Novosti” nё numrin e sё shtunёs (04.11) nё Beograd, ministrin e Jashtёm Ivica Daҁiҁ. Sikurse njofton mё tej agjenca gjermane e lajmeve, DPA, duke iu referuar kёsaj gazete, Daҁiҁ kёrkon njё konferencё ndёrkombёtare, nё tё cilёn tё zgjidhet problemi i Kosovёs…
[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form] 04 November Këshilli i Prokurorëve Publik ka dhënë mendim pozitiv për 2 nga gjithsejtë 23 kandidatët që u paraqitën në konkursin për Prokuror Shtetëror Publik. Sipas informative jozyrtare përparësi i është dhënë anëtarit aktual të Këshillit Lupço Jovevski si dhe Elena Andreevskës, profesoreshë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Propozimet në fjalë në formë të shkruar janë dërguar deri tek Qeveria.
Sindikati i Pavarur i Policisë kërkon ndryshim në sistemin e funskionimit të punës edhe në polici. Revoltën e tyre në lidhje me këtë ata e kanë shprehur sot nëpërmjet një konference për media para Qeverisë. Kryetari i kësaj sindikate tha se edhe pse është ndryshuar Qeveria, gjendja e tyre nuk ka ndryshuar fare dhe nuk është realizuar ajo që është premtuar. GOCE DELLÇEV TODEV, KRYETAR I SINDIKATIT TË PAVARUR TË POLICISË“Jo rastësisht ne jemi mbledhur ne sot këtu në këtë numër sepse gjithë atë që e kemi në përbërjen tonë dhe në rradhët e sektorëve të ndryshëm, posaçërisht policisë së…
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që lejojë materialet e përgjuara të shërbejnë si dëshmi në rastet „TNT“ dhe „Toplik“, ka reaguar ish ministri i transportit, Mile Janakievski. Sipas tij PSP u jep legjitimitet bisedave të përgjuara dhe ndjek qytetarë në bazë të dëshmive që janë marrë në mënyrë të paligjshme. Për të kjo paraqet shkelje të së drejtës së privatësisë dhe jetës familjare, pasi përgjimi i telefonave të tyre është bërë jashtë ligjit dhe vlerëson se bëhet shkelje e të drejtave të njeriut.
04 November Një inspektor i MPB-së është arrestuar për dyshime mbi keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Bëhet fjalë për të dyshuarin Ivica Zhivaçki nga Kumanova me vend punë në ministrin e Brendshme qendrore i cili dyshohet se gjatë raportimeve për vjedhje nëpër lokacione të ndryshme ka vjedhur gjësende me vlerë. MPB shpjegon se keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga personi i lartpërmendur është konstatuar nga Kontrolli i Brendshëm në kuadër të MPB. Siç mëson Alsat M nga burime brenda policisë, Zhivaçki po sa ka kuptuar se është nën hetim është stacionuar në Spitalin Psikiatrik në Bardovcë me qëllim shmangien nga përgjegjësia. Informacionet…

