Sindikati i Pavarur i Policisë kërkon ndryshim në sistemin e funskionimit të punës edhe në polici. Revoltën e tyre në lidhje me këtë ata e kanë shprehur sot nëpërmjet një konference për media para Qeverisë. Kryetari i kësaj sindikate tha se edhe pse është ndryshuar Qeveria, gjendja e tyre nuk ka ndryshuar fare dhe nuk është realizuar ajo që është premtuar.
GOCE DELLÇEV TODEV, KRYETAR I SINDIKATIT TË PAVARUR TË POLICISË
“Jo rastësisht ne jemi mbledhur ne sot këtu në këtë numër sepse gjithë atë që e kemi në përbërjen tonë dhe në rradhët e sektorëve të ndryshëm, posaçërisht policisë së pyllit dhe policisë së burgut ku gjatë disa javëve të kaluara ka pasur ndryshim të vendeve të punëtorevë në këto dy sektor, prej Kumanove në Kratovë prej Kratove në Kumanovë. Nga Makedonska Kamenicë në Berovë prej Berove në Kamenicë, prej Ohrit në Strugë”.
Ai po ashtu është ankuar edhe për kushtet e punës, duke thënë se punojnë me uniforma të vjetra të cilat nuk janë ndërruar me vite.
GOCE DELLÇEV TODEV, KRYETAR I SINDIKATIT TË PAVARUR TË POLICISË
“Unë si kryetari i Sindikatit të Pavarur të Policisë përmes letrave që ju dërguan ministrit të Punëve të Brendshme, ministrit të Bujqësisë, ministrit të Drejtësisë dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë do të angazhohem deri në fund që gjithë ajo që është thënë sot dhe që është shkruar në letra, të mos vazhdohet me procesin me të cilin u mësuam 12 vjet ku kemi parë kaos në këtë shtet. Nuk do të lejojmë që ai kaos të vazhdojë dhe polici i zakonshëm të vuaj”.
Nga ky sindikat thonë se nëse nuk mirren parasysh kërkesat e tyre atëherë sindikati do të mblidhet dhe do të diskutoj hapat e ardhshëm që do të ndërmarrin. Teuta Buçi /SHENJA/

