03 November
Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime ka marrë vendim për pranimin e anëtarëve të rinj nëpër komisione të ndryshme parlamentare, në vend të anëtarëve të vjetër të cilët u zgjodhën kryetar komunash apo kryesues të këshillave komunal. Nga radhët e Lëvizjes Besa ka pasur gjithsej ndërrim të 6 anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve nëpër Komisione të ndryshme kuvendore. Në Komisionin për zgjedhje dhe emërime anëtar do të jetë Fadil Zendeli ndërkaq Afrim Gashi zëvendës. Në Komisionin për financim dhe buxhet dhe në atë për arsim shkencë dhe sport anëtar do të jetë Nexhbedin Karemani, në Komisionin për mbrojtje dhe siguri dhe në atë për vetëqeverisjes lokale anëtar do të jetë Rexhep Memedi ndërkohë Driton Nebiu nga radhët e Besës do të jetë zëvendës sekretar i përgjishëm i Kuvendit, në vend të Ermira Asanit, e cila muaj më parë u emërua si anëtare e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Nga radhët e LSDM-së ky Komisioni emëroi 31 anëtarë në vend të atyre të cilët janë zgjedhur kryetar komunash.

