03 November
Ministri i Drejtësisë, Bilent Saliji, bëri të ditur se këto ditë edhe zyrtarisht në Greqi do lëshohet kërkesa për ekstradimin e dyshes së DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshovski, që të dy të akuzuar në rastet e Prokuroisë Publike Speciale “Target” dhe “Fortesa”.
Dokumenti i lëshuar nga Gjykata Penale ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë dhe brenda ditëve në vijim ministria zyrtarisht do kërkojë kthimin e të arratisurve në Maqedoni.
Dyshja e arratisur u arrestua nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 tetor, gjatë tentimit me pasaporta të rrejshme bullgare të fluturojnë për në Budapest dhe aktualisht janë në paraburgim ekstradues. Ata dy herë u nxorën para Gjykatës në Selanik për shkak të posedimit të dokumenteve të rrejshme të udhëtimit, por gjykimi u anulua për më 1 dhjetor për shkak të mungesës së përkthyesit nga gjuha greke në atë maqedonase. Grujevski dhe Boshkovski janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike për përgjim të paligjshëm dhe për shkatërrim të sistemeve për përgjim.
Alsat-M

