Të dënuarit në rastin e Kumanovës do duhet ti paguajnë 1 milion e 300 mijë euro Republikës së Maqedonisë për harxhimet që i ka bërë gjatë gjykimit të tyre.
Siç tha gjykatësja Verka Petkovska, të dënuarit paguajnë harxhimet e gjykatës për dy vite, për karburantin, për gjykatësit, për përkthyesit gjyqësor, për kerozinin e helikopterëve të policisë, për obduksionet edhe të policëve edhe të pjesëtarëve të grupit, por edhe për shërbimet mjekësore.
Të liruarit nga akuzat janë të liruar edhe nga harxhimet e gjykimit.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

