Author: almakos

02 November KSHZ-ja po shqyrton ankesat e Aleancës për shqiptarët dhe lëvizjes Besa për parregullsitë zgjedhore në rrethin e dytë në Çair, Tetovë dhe Strugë. Deri tani KSHZ-ja ka refuyuar të gjitha ankesat. Përplasje mes anëtarit të BDI-se në KSHY Subhi Jakupi dhe asaj të lëvizjes Besa Ermira Hasani për rivotimin në Strugë. [embedded content]

Lexo më Shumë

02 November Akoma nuk jepet asnjë detaj rreth dy funksionarëve të Qeverisë që po hetohen për korrupsion. Pasi kryeministri, Zoran Zaev konfirmoi se dy funksionarë të kabinetit të tij janë nën hetim për korrupsion, Qeveria është e vendosur të mos jep asnjë informatë shtesë derisa hetimi është në rrjedhë e sipër. Deri në këtë moment nuk dihet as kush janë këto funksionarë, as për çfarë lloj korrupsioni bëhet fjalë dhe as se në cilin institucion është lënda. Nga Prokuroria Themelore Publike shkurt u përgjigjën: Në përputhje me Nenin 289 të Ligjit për procedurë penale, të gjitha veprimet që merren në…

Lexo më Shumë

02 November Avokatët e grupit të Kumanovës kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës së Shkupit duke thënë se klientët e tyre janë dënuar pa bazë pasi sipas tyre bëhet fjalë për proces të montuar nga shërbimet sekrete. Avokatët kërkojnë që rasti të hetohet nga një komision ndërkombëtaret pasi vetëm kështu sipas tyre mund të zbardhet e vërteta. Ata paralajmëruan ankimimin e vendimeve në gjykatën e Apelit. Këta janë dënime drakonike dhe ne si palë mbrojtëse i kemi pritur duke ditur se trupi gjyqësor është i dedikuar nga prokuroria që në shumë raste ka marr pjesë dhe besoj se kjo…

Lexo më Shumë

02 November Këshilli i Prokurorëve Publik ka përfunduar shqyrtimin e 23 kandidaturave për postin e prokurorit publik shtetëror. Për çdonjërin është dhënë shpjegim në formë të shkruar. Qeveria pritet që të përcaktohet për njërin nga 23 kandidatët të cilin si propozim duhet ta dorëzojë në Kuvend. Nga Qeveria nuk deshën të tregopjnë se kur do të vendosin për kandidatin për prokuror të ri republikan. Në mesin e kandidatëve në konkurs ka emra të njohur avokatësh dhe juristësh. Jozyrtarisht mësohet se favorit kryesor për postin e prokurorit të ri republikan është prokurori me përvojë Lubomir Joveski, i cili është anëtar i…

Lexo më Shumë

02 November Familjarët e të dënuarve për rastin Lagja e Trimave, pritën me orë të tëra epilogun gjyqësorë. Menjëherë pas përfundimit të seancës, ata u vërsulen drejt gazetarëve për të kuptuar dënimet për të afërmit e tyre pasi ishin larguar nga salla para shqiptimit të vendimit. Sipas tyre vendimet janë të pa drejta, të motivuara politikisht dhe se bijtë e tyre janë pre e skenarëve të shërbimeve sekrete. Partinë në pushtet e akuzuan për mosinteresim ndaj qytetarëve të saj. Familjarët e të dënuarve nga Kosova të dëshpëruar refuzuan të komentojnë verdiktimin e gjykatës. Derisa familjarët e të dënuarve të grupit…

Lexo më Shumë

Asociacioni “Civil” ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është sulmuar një aktivist i tyre në afërsi të qarkores Gjorçe Petrov. Ata akuzojnë se sulmi është bërë nga një anëtarë i BDI-së në komunën e Sarajit, më saktësisht, sulmuesi është anëtar i Këshillit Zgjedhor të fshatit Llaskarcë.Arsyeja për sulmin është pikërisht se ai ishte vëzhgues, i akredituar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe i autorizuar nga Civili, për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore në vendvotimin në të cilin sulmuesi ka qenë anëtar i këshillit zgjedhor.“Sulmuesi e ka vërejtur vëzhguesin tonë në Gjorçe Petrov gjatë ditës së djeshme dhe e ka sulmuar ashpër…

Lexo më Shumë

Avokati mbrojtës në lëndën “Lagjja e Trimave” tha se dënimet me burg që u shqiptuan sot janë dënime drakonike. “Ne si mbrojtje nuk kemi pritur dënime me korrekte, por nuk pritëm as dënime drakonike. Prokuroria ende nuk është e reformuar. Me hetim ndërkombëtar do të dëshmojmë se këta njerëz janë sjellë këtu për interesa të dikujt. Të gjithë mbrojtësit do të ankohemi për vendimet. Ka informacione për prova që dëshmojnë se kjo seancë është e montuar. Me hetim ndërkombëtar do të zgjidhet ky rast. Shërbimet sekrete janë ata që e montuan këtë rast”, ka deklaruar Naser Raufi.

Lexo më Shumë

Gjykata penale ka vendosur që t’i dënoj me 746 vite burg të akuzuarit për rastin e Kumanovës.7 shkojnë në burgim të përjetshëm, katër lirohen, ndërsa 33 tjerë janë me dënime të larta.Pas pak ju sjellim detaje shtesë… Andi Krasniqi, burg i përjetshëm Dem Shehu burg i përjetshëm Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm Nasuf Zeqiri, burg i përjetshëm Vladet Zekaj, burg i përjetshëm Bek Bajra, burg i përjetshëm Fejzulla Rushitovski, burg i perjetshëm Qenan Hiseini 20 vjet Irfan Lutfiu 14 vjet Fadil Elshani 20 vjet Esat Kafegjolli 40 vjet Adrian Bujari 40 vjet Shefqet Hallaqi 40 vjet Lirim Demiri 20 vjet…

Lexo më Shumë

Ushtruesja e detyrës për kryetare të komunës së Bogovinës Lumturije Iljazi, ia ndau certifikatën kryetarit të ri Albon Xhemailit, të cilët qytetarët më 29 tetor vendosën që ai ta kenë udhëheqës në këtë mandat 4 vjeçar, raporton SHENJA.Kryetari Xhemaili gjatë fjalës së tij përshëndetëse e falënderoi ushtruesen e detyrës për mikpritjen dhe premtoi se do të punojnë shumë për këtë komunë.Ndër tjera, Xhemaili premtoi për depolitizimin e administratës dhe arsimit dhe gjithashtu tha se fjalës së tij do t’i qëndroj deri më të mandatit të tij.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka refuzuar 86 ankesat e Lëvizjes Besa për rivotim në Komunën e Çairit, përcjell Tv Shenja.Ankesat kishin të bëjnë me fletëvotimet e pavlefshme për të cilat anëtarja e KSHZ Ermira Hasani kërkoi të hapen kutitë e votimit dhe të shqyrtohen fletëvotimet e pavlefshme. Por gjatë vendosjes së këtij propozimi në votim, anëtarët e KSHZ nga VMRO, LSDM dhe BDI votuan kundër hapjes së kutive. Arsyetimi i anëtarëve të KSHZ-së ishte se nuk ka argumente dhe vërejtje në proces verbale.Pas refuzimit të kësaj kërkese KSHZ njëzëri votoi edhe për refuzimin e ankesës për rivotim në 86 vendvotimet në…

Lexo më Shumë

I akuzuari i parë në rastin “Fortesa 2”, Goran Grujovski do të gjykohet në mungesë, ka vendosur kështu sot gjykatësja Lidija Petrovska.Në seancën e sotme për këtë lëndë, Petrovska ka refuzuar kërkesën e Lupço Shvërgovskit, avokat i Grujovskit që të anulohet seanca në afat të pacaktuar, deri sa të përfundoj ekstradimi i tij nga Greqia në Maqedoni.Prokurorët e PSP-së, Traj¬çe Pelivanov dhe Lençe, i kanë refuzuar argumentet e tilla si të pabaza, sepse, sipas tyre, gjykimi në mungesë i Grujovskit nuk ja shkurton mundësinë që të kërkoj përsëritje të procedurës.

Lexo më Shumë