Avokati mbrojtës në lëndën “Lagjja e Trimave” tha se dënimet me burg që u shqiptuan sot janë dënime drakonike.
“Ne si mbrojtje nuk kemi pritur dënime me korrekte, por nuk pritëm as dënime drakonike. Prokuroria ende nuk është e reformuar. Me hetim ndërkombëtar do të dëshmojmë se këta njerëz janë sjellë këtu për interesa të dikujt. Të gjithë mbrojtësit do të ankohemi për vendimet. Ka informacione për prova që dëshmojnë se kjo seancë është e montuar. Me hetim ndërkombëtar do të zgjidhet ky rast. Shërbimet sekrete janë ata që e montuan këtë rast”, ka deklaruar Naser Raufi.

