02 November
Avokatët e grupit të Kumanovës kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës së Shkupit duke thënë se klientët e tyre janë dënuar pa bazë pasi sipas tyre bëhet fjalë për proces të montuar nga shërbimet sekrete. Avokatët kërkojnë që rasti të hetohet nga një komision ndërkombëtaret pasi vetëm kështu sipas tyre mund të zbardhet e vërteta. Ata paralajmëruan ankimimin e vendimeve në gjykatën e Apelit.
Këta janë dënime drakonike dhe ne si palë mbrojtëse i kemi pritur duke ditur se trupi gjyqësor është i dedikuar nga prokuroria që në shumë raste ka marr pjesë dhe besoj se kjo do të jetë një rasti i montuar. Presim që ndërkombëtarët të angazhohen në të rast siç është premtuar edhe nga ministri i drejtësisë dhe këshilli për reforma në drejtësi dhe mendoj se vetëm më një hetim ndërkombëtarë mund të zbardhet ky rast pasi që punohet për rast të montuar nga ana e shërbimeve sekrete dhe jam i bindur se skenari është i shërbimit sekret – u shpreh Naser Raufi, avokat.
Gjykata ka dhënë dënime më të larta për personat që i shpalli si fajtorë dhe ne si palë mbrojtëse mendojmë se nuk janë vërtetuar as gjërat elementare të aktakuzës. Organet më të larta gjyqësore por edhe prokuroria specialë që ne kemi kërkuar ta merr këtë rast, mendoj se në shkallën e dytë dhe të tretë do të tregojmë se nuk bazë për veprat për të cilat janë dënuar të akuzuarit, terrorizim dhe organizata terroriste dhe kjo duhet të hulumtohet në tërësi…..Gjykata ka liruar katër nga të akuzuarit… por vlerësoj se gjykata duhet të lironte së paku edhe tre të tjerë…berberin Irfan Lutfiun që është dënuar me një vendim jo të plotfuqishëm prej 14 vite burg, policin Arsim Bajrami i cili është dënuar me 13 vite burg dhe Elham Arifin – theksoi Asmir Alispahiq, avokat.
Alsat-M

