Asociacioni “Civil” ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është sulmuar një aktivist i tyre në afërsi të qarkores Gjorçe Petrov. Ata akuzojnë se sulmi është bërë nga një anëtarë i BDI-së në komunën e Sarajit, më saktësisht, sulmuesi është anëtar i Këshillit Zgjedhor të fshatit Llaskarcë.
Arsyeja për sulmin është pikërisht se ai ishte vëzhgues, i akredituar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe i autorizuar nga Civili, për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore në vendvotimin në të cilin sulmuesi ka qenë anëtar i këshillit zgjedhor.
“Sulmuesi e ka vërejtur vëzhguesin tonë në Gjorçe Petrov gjatë ditës së djeshme dhe e ka sulmuar ashpër me grusht, dhe si pasojë e sulmit, vëzhguesi jonë ka pranuar lëndime të konstatuara nga institucion shëndetësor. Rasti është paraqitur në polici gjatë ditës së djeshme. Civili e informon opinionin se bëhet fjalë për sulmues i cili është anëtar ndikues i partisë qeverisëse BDI, i cili e morri guximin që në mes të ditës ta sulmojë vëzhguesin tonë, vetëm për shkak se e ka kryer detyrën me përgjegjësi si vëzhgues i akredituar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, dhe anëtar i autorizuar i ekipit monitorues i Civilit”, thuhet në njoftimin e asociacionit Civil.
Civili e dënon ashpër këtë akt barbar dhe “kërkon në mënyrë kategorike nga institucionet shtetërore ta mbrojnë anëtarin tonë dhe familjen e tij nga presionet e mëtutjeshme dhe nga kërcënimet për sigurinë e tyre. Sulmi mbi një anëtar të Civilit është sulm mbi gjithë organizatën! Njëkohësisht, është edhe sulm mbi Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe paraqet sulm të ashpër mbi tërë procesin zgjedhor dhe demokracinë në përgjithësi”. /SHENJA/
Data 20.05.2026
Aktuale
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga
- “U detyrua të pinte fotoksinë apo…?”- Motra e Xhuana Nikollit ngre dyshime të forta dhe paralajmëron Eraldo Fizin: Kudo të fshihesh…
- “Elita Masha” pas lajmit për largimin e ambasadorit Denion Meidani: “Mund të largohet Denioni, por jo fryma që ai mbolli.”
- “Mam, bab, s’ju kam koritur!”- Trondit motra e Xhuana Nikollit: Ja çfarë shkruante ne letrën e fundit

