02 November
Këshilli i Prokurorëve Publik ka përfunduar shqyrtimin e 23 kandidaturave për postin e prokurorit publik shtetëror. Për çdonjërin është dhënë shpjegim në formë të shkruar. Qeveria pritet që të përcaktohet për njërin nga 23 kandidatët të cilin si propozim duhet ta dorëzojë në Kuvend. Nga Qeveria nuk deshën të tregopjnë se kur do të vendosin për kandidatin për prokuror të ri republikan. Në mesin e kandidatëve në konkurs ka emra të njohur avokatësh dhe juristësh. Jozyrtarisht mësohet se favorit kryesor për postin e prokurorit të ri republikan është prokurori me përvojë Lubomir Joveski, i cili është anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik. Për emërimin e Prokurorit Publik Kuvendi vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votash. Mandati i Prokurorit Publik shtetëror është gjashtë vjet me mundësi rizgjedhje. Zgjedhja e Prokurorit të ri republikan vjen pas shkarkimit të Marko Zvërlevskit nga ana e Kuvendit.
Alsat M

