01 November
Derisa Shoqata për bashkim shpirtëror Setinci, Popadinci dhe Krushoradi nga Lerini në Maqedoni kujdesej për një pjesë të përmendoreve në vend i anashkaloi hapësirat falas që para disa viteve ua ndau Qeveria e Nikolla Gruevskit. Hapësirat në qendrën tregtare “Skopjanka” thjeshtë janë duke u shkatërruar, e në to sipas pohimeve të fqinjëve me vite të tëra nuk ka shkelur askush. Pikërisht për arsye se nuk është shfrytëzuar fare kjo hapësirë nga Shoqata për bashkim shpirtëror, Qeveria në seancën e djeshme ka vendosur që t’ua marrë hapësirat. Por, siç shprehet ministri i Diasporës, Edmond Ademi, kjo hapësirë nuk i është dhënë ndonjë subjekti tjetër. Vetëm arsyetoi se Shoqata “Tga za jug” ka kërkuar prej tij që ta kthejnë hapësirën në të cilën kanë punuar paraprakisht.
Kjo organizatë prej vitit 2001 deri në vitin 2011 ishte në këtë hapësirë kur në vitin 2011 për arsye politike janë dëbuar prej atje. Kërkuan prej meje që si ministër t’u mundësojë të kthehen në këtë hapësirë, e me qëllim që vitin e ardhshëm, 2018, të organizojnë takimin e pestë botëror të fëmijëve refugjatë nga pjesa e Egjeut e Maqedonisë – tha Edmond Ademi, Ministër pa resor.
Kjo organizatë, një muaj e gjysmë më parë në Regjistrin qendror është regjistruar me adresë në qendrën tregtare “Skopjanka”, që hedh dyshim se ndoshta paraprakisht e kanë ditur se është e mundshme t’u jepen sërish hapësirat e mëparshme. Shoqata për bashkim shpirtëror Setinci, Popadinci dhe Krushoradi nga Lerini në të kaluarën i dononte përmendoret e Andon Llazov Janev – Qoseto, gjeneralit Mihajllo Apostollski, Gjorgji Sugarev, Nikolla Petrov Rusinski, Pere Toshev, Shën Lidia dhe Fëmijët refugjatë nga Maqedonia e Egjeut.
Verica Pavlloska

