02 November
Katër herë më i ulët se mesatarja për nëntorin është niveli i Cërna Rekës në Novaci, tregon matja e sotme hidrologjike.
Siç kumtoi DPHM, dyfish më të ulëta janë nivelet e ujërave të lumenjve Vardar në Jegunoc dhe Shkup, Pçinja në Banjën e Katllanovës dhe Kriva Reka në Kriva Pallnakë.
Edhe tek tre lumenjtë e tjerë janë matur vlera më të ulëta se mesatarja për nëntorin.
Edhe sot niveli i Liqenit të Dojranit është për rreth 250 centimetra më i lartë, ndërsa në liqenin e Ohrit pothuajse nuk ka ndryshime.

