Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe LPM dërguan ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën, me 29 tetor.
Sipas KSHZ-së, në afatin që skadoi në orën 2 pas mesnate, Aleanca për Shqiptarët dërgoi 13 ankesa për Strugën. Lëvizja BESA dërgoi 89 ankesa, prej të cilave 86 janë për zgjedhjet në Çair, të dërguara bashkërisht me Aleancën për Shqiptarët dhe tre ankesa për Tetovën. Një ankesë ka parashtruar edhe partia LPM për votimin në Çashkë.
Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi i listës mund të parashtrojë padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit.Gjykata Kushtetuese e RM-së, ndërkaq, pas padisë është e obliguar të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj. Vendimet e Gjykatës Administrative janë përfundimtare./Almakos

