Në 8 nga 14 komunat shqiptare në të cilat u rivotua dje në rrethin e dytë, koalicioni LSDM-BDI arriti fitore me një diferencë të ngushtë, veçanërisht në komunat ku përballej me partitë shqiptare nga koalicioni Aleanca me BESË. Ndërkaq kandidatët e koalicionit të dy partive shqiptare, Aleanca dhe Besa fituan katër komuna. Në një komunë fitoi kandidati i PDSH-së dhe në Bërvenicë fitoi kandidati i pavarur shqiptar, Enver Pajaziti. Përveç komunës së Dollnenit, në 7 komunat e tjera LSDM dhe BDI dolën me kandidat të përbashkët, por diferenca ishte shumë e ngushtë. Në Komunën e Çairit, kandidati i përbashkët i…
Author: almakos
Komisioni i përkohshëm për monitorimin e procesit zgjedhor në Prokurorinë Themelore raportoi për krimin dhe korrupsionin zgjedhor të shënuar gjatë zgjedhjeve lokale, por prej dhjetëra denoncimeve të marra nga parti politike dhe qytetarë, asnjë nuk është iniciativë e vetë komisionit në krye me Xhelal Bajramin. I pyetur nëse ka denoncime ose njohuri të prokurorisë për fenomenin e “trenit bullgar”, Bajrami tha se nuk ka asnjë procedurë të tillë. XHELAL BAJRAMI, PROKUROR -A keni patur ju ndonjë hetim ose a keni ngritur vetë ndonjë hetim për tren bullgar? Nuk ka patur ndonjë denoncim dhe deri tani nuk ka asnjë procedurë. -Prej…
30 October Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedonisë është zhvilluar kryesisht në atmosferë demokratike, por gjithshtu janë regjistruar edhe probleme si presione ndaj votuesve duke mos përjashtuar edhe blerjen e votës, kështu thuhet në vlerësimin e misionit vëzhgues OSBE-ODIHR për balotazhin e ditës së diel. Përkundër kësaj, dita e zgjedhjeve është menaxhuar mirë dhe nxjerrja e rezultateve ka qenë efikase dhe transparente, vlerëson Auderey Glover, Ambasadore e OSBE-ODIHR. Sipas saj, në disa komuna janë vërejtur tensione jashtë vendvotimeve për shkak të prezencës së aktivistëve partiak, të cilët në disa raste ushtruan presion mbi votuesve, me çka në disa…
Aleanca për Shqiptarët do të dorëzojë 13 ankimime për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë. Siç njoftojnë nga shtabi zgjedhor i Aleancës për Shqiptarët, ankesat kanë të bëjnë për më shumë vendvotime në qytetin e Strugës, por edhe në disa fshatra të cilat janë të banuara vetëm me maqedonas. NAIM BAJRAMI, ALEANCA PËR SHQIPTARËT “Gjatë ditës së djeshme janë shënuar parregullsi të shumta gjatë mirëmbajtjes së procesit zgjedhor. Duke marrë parasysh këtë, Aleanca për Shqiptarët në Strugë do të paraqes disa ankimime, diku 13, dhe atë brenda në qytet të Strugës, pastaj edhe në disa fshatra maqedonase, siç…
30 October Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski sot nuk u paraqit në Gjykatën e Apelit, që të arsyetoj kërkesën për kthimin e pasaportës së konfiskuar. Në emër të tij folën avokatët, Dimitar Dangov dhe Boro Tasevski. Mbrojtja deri në Prokurorinë Speciale dorëzoi dokumente se Gruevski akoma është kryetarë partie. Mes tjerash si arsye pse kërkohet kthimi i pasaportës, është edhe ftesa e kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Avokatët theksuan se VMRO-DPMNE-ja opozitare është si e pa kokë nëse Gruevski mbetet pa pasaportë. Ata kërkuan që Gjykata gjatë vendimmarrjes të bazohet në përvojat e mëparshme kur Zoran Zaevit iu konfiskua pasaporta, e…
30 October Në vlerësimet e para pas përfundimit të ciklit të dytë zgjedhorë, liderët e partive politike me qëndrime të ndryshme. Për liderin e LSDM-së Zoran Zaev dhe atë të BDI-së Ali Ahmeti, zgjedhjet ishin të lira dhe demokratike. Zaev dhe Ahmeti njëzëri procesin e vlerësuan si demokratik. Ahmeti madje theksoi se BDI do të punojë në favor të qytetarëve pavarësisht në cilat komuna do t’i udhëheqë subjekti i tij për katër vitet e ardhshme. I kuptoj këto momente të vështira dhe të mbushura plot me emocione të cilat i ka kundërshtari ynë politik. Por shpresoj se do t’i mbledhin…
30 October Organizata joqeveritare Civil votimet e një dite më parë i vlerësoi si demokratike dhe korrekte. Megjithatë, nga kjo organizatë kërkuan nga institucionet kompetente që me procedurë të shpejtuar t’i zbardhin akuzat e liderit të VMRO-DPMNE-së për blerje të votave. Gruevski duhet të jetë i ftuar që të japë dëshmi për këtë akuzë serioze. 20 milionë euro për blerjen e votave është akuzë shumë serioze, si dhe pikërisht për këtë arsye duhet të japë më shumë sqarime nga informacionet e pakta që i dha në fjalimin e gjatë. Prokuroria duhet të iniciojë hetim edhe sipas informacionit të marrë për…
30 October Verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj që do të zëvendësojnë deputetët e dorëhequr apo ata që janë zgjedhur për kryetar të komunave, si dhe të anëtarëve të qeverisë, do të jetë në rend dite të seancës së parë të Kuvendit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Në mbledhjen koordinuese të grupeve parlamentare nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së. Në kolltukun e deputetit pritet të ulen 10 përfaqësues të rinj nga listat e partive politike. Numrin më të madh të deputetëve që pritet të zëvendësohen me të rinj e ka Lidhja Social-Demokrate me koalicionin, edhe atë shtatë.…
30 October Rrethi i dytë i zgjedhjeve sipas asociacionit qytetar Most, kanë kaluar në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe qytetarët lirshëm kanë mundur ta shprehin vullnetin e tyre zgjedhor. Nga Most thonë se edhe pse ditën e djeshme ka pasur parregullsi, institucionet kanë reaguar në kohë. Edhe kësaj here ishim dëshmitarë të reagimit të shpejtë dhe efikas të institucioneve në ditën e zgjedhjeve ndaj parregullsive në dhe jashtë vendvotimeve. Në këtë rreth u eliminuan problemet teknike gjatë realizimit të votimit që ishin vërejtur në rrethin e parë- deklaroi Darko Aleksov, drejtor i Most-it.
Ish kryeministri Nikolla Gruevski nuk u paraqit në gjykatë ku me kërkesë të avokatëve është dashur të mbahet seanca për kthimin e pasaportës së tij.Prokurorja e PSP-së, Lile Strefanova, tha se Gruevski deri tek ata ka dorëzuar ftesë nga kryeministri hungarez, Viktor Urban.“Nëse Gruevski nuk vjen, kjo do të jetë arsye që të anulohen seancat edhe për 20 të akuzuarit e tjerë në Titanik”, ka thënë prokurorja Stefanova.Pasaporta Gruevskit është marrë më 3 korrik të këtij viti me vendim për gjykatës penale të Shkupit pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për rastin “Titanik”.
Krahu reformator i VMRO-DPMNE-së kërkon dorëheqje të menjëhershme të liderit të partisë Nikolla Gruevski dhe mendojnë se nuk nevojiten shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas humbjes të madhe që pësoi partia në zgjedhjet e gjashta lokale, sepse me këtë për momentin, ajo edhe më shumë do ta humbiste forcën dhe do të defaktorizohej.“Çfarë do të bënin ne në zgjedhje të reja parlamentare, pse do të duhej të bënim zgjedhje në të cilat VMRO-DPMNE do të humbiste një numër të madh të deputetëve. Këtë pyetje duhet t’ia parashtroni Gruevskit, sepse ai dëshiron zgjedhje, në të cilat VMRO-DPMNE tërësisht do të…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se nga takimi i sotëm koordinues në Parlament varet kur do të mbahet seanca e ardhshme në të cilën një ndër pikat kryesore do të ishte verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj në vendin e kryetarëve të porsazgjedhur të komunave, njofton MIA. Lidhur me ndryshimet e mundshme në përbërjen parlamentare, Xhaferi theksoi se nuk është puna e tij të komentojë rreth asaj, por është punë e partive politike, ndërsa ai si kryetar i Kuvendit do t’i zbatojë procedurat parlamentare. Lidhur me raundin e djeshëm të zgjedhjeve lokale ai e përsëriti vlerësimin për proces…

