30 October
Rrethi i dytë i zgjedhjeve sipas asociacionit qytetar Most, kanë kaluar në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe qytetarët lirshëm kanë mundur ta shprehin vullnetin e tyre zgjedhor. Nga Most thonë se edhe pse ditën e djeshme ka pasur parregullsi, institucionet kanë reaguar në kohë.
Edhe kësaj here ishim dëshmitarë të reagimit të shpejtë dhe efikas të institucioneve në ditën e zgjedhjeve ndaj parregullsive në dhe jashtë vendvotimeve. Në këtë rreth u eliminuan problemet teknike gjatë realizimit të votimit që ishin vërejtur në rrethin e parë- deklaroi Darko Aleksov, drejtor i Most-it.

