Departamenti i Policisë të Santorinit, ka formuluar një material gjyqësor për prishjen e qetësisë publike gjatë një incidenti që ka ndodhur në fshatin Emporio të ishullit grek, kur një grup njerëzish, sipas policisë, ka shkaktuar tension për faktin se një nxënëse me origjinë shqiptare do të mbante flamurin në paradën me rastin e festës kombëtare të Greqisë, transmeton TCH. Pak minuta para se të niste parada me rastin e 28 tetorit, Ditës së Luftës Kundër Fashistëve, një grup prej 20 personash, anëtarë të Agimit të Artë, disa prej të cilëve kishin veshur bluza të zeza në të cilat shkruhej “Hellas…
Author: almakos
30 October Komisioni i përkohshëm për ndjekje të parregullsive zgjedhore në kuadër të Prokurorisë Publike, ka paraqitur një sërë shkeljesh ligjore që janë bërë gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Prokurori Xhelal Bajrami mohon përfshirjen e pjesëtarëve të policisë në parregullsi zgjedhore dhe mohon të jetë bërë ndonjë denoncime për “Tren Bullgar”. Në Veles është shënuar rast i keqpërdorimit të drejtës së votës, kur një person ka votuar në vend të gruas së tij. Një person tjetër në Veles ka ushtruar presion ndaj të punësuarve se për kënd të votojnë. Organi që ka ngritur më së shumti kallëzime penale…
30 October Atmosfera zgjedhore pas mbylljes së vendvotimeve kaloi pa incidente, megjithatë nuk munguan rafalët nga kallashnikovët dhe armë tjera të zjarrit. BDI-ja në sheshin Skënderbeu në Shkup festoi fitoren e Visar Ganiut në Çair. Megjithatë, ky i fundit bashkë me Bujar Osmanin për pak sa nuk u bënë viktima. Edhe fitorja e Blerim Bexhetit të BDI-së në Saraj, u manifestua me pistoleta dhe kallashnikov. Krisma me armë zjarri u regjistruan në Tetovë dhe Strugë. Rafalët nga kallashnikovët shkrepeshin thuajse para njësiteve policore të cilat në vend se të ndërhynin në parandalimin e krismave, ato strukeshin nëpër makinat zyrtare. Nga…
30 October VMRO – DPMNE-ja nuk do të paraqesë ankesa te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, edhe pse nuk i pranon zgjedhjet lokale. Por nga opozita theksuan se këshilltarët dhe kryetarët që janë zgjedhur, nuk do t’i kthejnë mandatet sepse me këtë do t’i bënin shërbim LSDM-së dhe do t’u mundësonin pushtet të tërë. Lëvizja BESA sot tha se do të bëjë një analizë dhe më pas do të marrë vendim nëse për do të paraqesin ankesa. Nga Aleanca për Shqiptarët do të paraqesin rreth 10 ankesa. Partitë politike kanë 48 orë për të ankimuar procesin zgjedhor në Komisionin Shtetëror të…
30 October Ambasadori francez Kristian Timonie vlerëson se sipas përvojës së tij si vëzhgues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ato kaluan qetë, ndërkaq Maqedonia tregoi se përveç që është vend stabil dhe me përgjegjësi edhe të gjitha forcat demokratike e luajtën rolin që u takon. “Unë dje isha vëzhgues dhe më shpesh gjatë ditës na vinte mërzi. Dhe isha i lumtur që po na vinte mërzi sepse megjithatë paraprin ende hapësirë për përparime të caktuara. Sepse edhe vendet e vjetra anëtare të Evropës ndonjëherë përballen me vështirësi në rrjedhën e zgjedhjeve. Por, megjithatë ka korniza juridike të cilat…
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski, ka mohuar zërat për tërheqjen e kryetarëve të rinj të komunave të fituara nga kjo parti. Sipas Kotevsit, një hap i tillë do t’ia mundësonte LSDM-së që të kishte pushtetin absolut në komunat me shumicë maqedonase. “Një tërheqje e tillë do të mundësonte që Zeav të fitonte oushtet absolut dhe të mapipulojë interesat shtetërore”, ka deklaruar Kotevski për revistën e përjavshme “Fokus”. Kotevski ka përsëritur qëndrimim se partia e tij është dëmtuar në zgjedhje për shkak të plikimit të presionit të aparatit shtetëror. /SHENJA/
Komisioni i përkohshëm për monitorimin e procesit zgjedhor në Prokurorinë Themelore raportoi parregullsitë e shënuara në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, shkruan SHENJA.Siç tha prokurori Xhelal Bajrami, Prokuroria e Lartë e Shkupit ka regjistruar 2 kallëzime penale për dyshime të agjitimit dhe ryshfetit.Të dyshuarit i është gjetur një fletë me evidencë për pagesa të qytetarëve.Xhelal Bajrami pohon se nuk ka patur raste të denoncuara për tren bullgar dhe se gjitha rastet e hetimit për krim zgjedhor kanë qenë të denoncuara prej jashtë. Prokuroria me iniciativën e vet nuk ka ngritur asnjë procedurë.Xhelal Bajrami tha se asnjë polic nuk është…
Kryeministri Edi Rama ka shkruar një mesazh urimi për partitë shqiptare në zgjedhjet në Maqedoni.Në një status në FB, shefi i qeverisë shqiptare ka uruar për sa më shumë bashkëpunim për të mirën e vendit.“Urime partive shqiptare për zgjedhjet vendore në Maqedoni e sa më shumë punë e bashkëpunim për të mirën e vendit e tē njerëzve pa dallim”, shkruan Rama.
30 October Në 80 komuna të Maqedonisë në këto zgjedhje të fundit lokale, 6 të tilla do të drejtohen nga gra. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, të cili u mbajtën më 15 tetor, Natasha Petrovska në komunën e Manastirit dhe Milikie Halimi në komunën e Haraçinës fituan zgjedhjet duke marrë mbi 50 për qind të votave që në këtë raund. Të dyja këto gra vijnë nga radhët e LSDM-së. Kurse në raundin e dytë i cili u mbajt dje, lista u pasurua edhe me katër gra të tjera. Ato janë Teuta Arifi e BDI-së në Tetovë, Sonja Stanmenkova…
Sipas rezultateve pas dy raundeve të zgjedhjeve lokale, LSDM-ja do të udhëheq komunën e Shkupit dhe 56 të tjera në të gjithë territorin e vendit, BDI-ja mori 10 të tilla, VMRO-DPMNE fitoi vetëm në 5, Aleanca për Shqiptarët në 3, dhe BESA e PDSH vetëm nga një komunë, ndërsa kandidatët e pavarur fituan në 3 komuna. Përveç Qytetit të Shkupit, LSDM -ja dhe koalicioni i udhëhequr prej saj në raundin e parë të zgjedhjeve, më 15 tetor fituan në 37 komuna: Komuna Qendër, Gjorçe Petrov, Karposh, Aerodrom, Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Debarcë, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran,…
30 October Partitë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të djeshëm kanë afat prej 48 orësh pas përfundimit të votimit të shtrojnë ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Komisioni, nga ana tjetër, po ashtu është i detyruar në një afat prej 48 orësh pas pranimit të ankesës të sjellë vendim. Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, nga ana tjetër, detyrohet të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj. Çdo votues të cilit i është shkelur…
Misioni vëzhgues i zyrës për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) i OSBE-së, sot në konferencë për shtyp në Shkup do t’i prezantojnë rezultatet dhe konkludimet fillestare paszgjedhore nga rrethi i dytë i Zgjedhjeve lokale. Rezultatet dhe konkludimet fillestare do t’i prezantojnë ambasadorja Odri Gllover, shefja e misionit vëzhgues të ODIHR-së. Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-së është i përbërë nga 126 vëzhgues nga 26 vende – 17 ekspertë zgjedhor në kryeqytet, si dhe 17 vëzhgues afatgjatë dhe 88 afatshkurtër të sistemuar nëpër tërë vendin.

