30 October
Ambasadori francez Kristian Timonie vlerëson se sipas përvojës së tij si vëzhgues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ato kaluan qetë, ndërkaq Maqedonia tregoi se përveç që është vend stabil dhe me përgjegjësi edhe të gjitha forcat demokratike e luajtën rolin që u takon.
“Unë dje isha vëzhgues dhe më shpesh gjatë ditës na vinte mërzi. Dhe isha i lumtur që po na vinte mërzi sepse megjithatë paraprin ende hapësirë për përparime të caktuara. Sepse edhe vendet e vjetra anëtare të Evropës ndonjëherë përballen me vështirësi në rrjedhën e zgjedhjeve. Por, megjithatë ka korniza juridike të cilat mundësojnë të tejkalohen të gjitha vështirësitë. Me atë tregohet se Maqedonia përveç që është vend stabil dhe me përgjegjësi dhe të gjitha forcat demokratike e luajtën rolin që u takon, përkatësisht, nga njëra anë kemi Qeveri të shumicës e cila duhet ta luajë rolin e vet, por gjithashtu nga ana tjetër edhe opozitë demokratike”, vlerëson Timonie.

