29 October Kreru iVMRO-DPMNE-së Nikolla Gruesvki në një pres konferencë theksoi një sërë parregullsish gjatë procesit zgjedhor. “Është shkelur edhe heshtja zgjedhore. Sipas tij disa persona kanë shpërndarë fletushka, derisa policia ka qenë në shërbim të tyre. Janë regjistruar edhe kërcënime, shantazhime dhe blerje e votave. Janë shpërndarë edhe artikuj ushqimorë”.
Author: almakos
Sipas informacioneve jozyrtare në shkollën fillore Tefejzu, rezultatet janë si vijojnëLëvizja BESA ka 1534, ndërsa BDI ka 1234 vota.
Për fitore në zgjedhjet e sotme janë shprehur edhe kandidatët e mundshëm për kryetar të komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe Nevzat Bejta. https://www.youtube.com/watch?v=fXiiLrij8aE
29 October Në garë për kreun e komunës së Tetovës në balotazhin e sotëm ishin Teuta Arifi nga BDI-ja me mbështetje edhe të LSDM-së dhe Bilall Kasami nga koalicioni Aleancë me Besë. Arifi dhe Kasami në paraqitjet e tyre shprehën besimin për fitore. [embedded content]
Tek gjimanzi i Tetovës aty ku voton edhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami fiton bindshëm nga kundërkandidatja e tijë Teuta Arifi, ja rezultatet: Vendvotimet Besa Bdi 1935 217 184 1941 144 92 1941/1 104 82 1942 89 97 1942/1 117 76 1943 390 145
Në Strugë janë mbyllur të gjitha vendvotimet. Sipas të dhënave deri në orën 17.00 në Strugë të drejtën e votës e shfrytëzuan 45.58 për qind e qytetarëve, 2 përqind më pak krahasuar me fluksin e votuesve në rrethin e parë zgjedhor të zgjedhjeve loakale. Procesi zgjedhor ka kaluar në atmosferë të qetë megjithatë nëpër rrugët t qytetit janë vërejtur masa të shtuara të policisë të angazhuar për ruajtjen e rendit publik në rast të ndonjë incidenti të mundshëm. Alsat-M
29 October Edhe në Komunën e Çairit janë mbyllur të gjitha vendvotimet dhe ka filluar procesi i numërimit të votave. Edhe në Çair procesi zgjedhor ka kaluar qetë dhe në mënyrë demokratike. Edhe Çairi krahasuar me raundin e parë zgjedhorë ka shënuar një rënie të zbehtë.
Nga KSHZ kanë thënë se dalja në votime deri në orën 17:00 në nivel republikan është 43.83 për qind, raporton SHENJA.Ja dhe dalja në disa prej komunaveBogovinë 38.0Bërvenicë 39.55Butel 44.00Vrapçishtë 33.76Gostivar 37.72Dibër 37.33Dollnen 49.33Zhelinë 39.98Likovë 36.75Saraj 45.56Strugë 40.57Studeniçan 39.91Tearcë 34.53Tetovë 37.17Çair 42.17
Në tre vendbanime të komunës së Studeniçanit është ndalur rryma elektrike.Bëhet fjalë për vendbanimet Cvetovë, Koliçan i Poshtëm dhe Koliçan i Epërm. Qytetarët të shumtë janë ankuar se tani më disa orë atyre u është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.Banorët frikësohen se mund të ketë manipulime apo vjedhje të votave.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se gjatë bisedës me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i ka mbrojtur interesat e Serbisë.“Mund të them se kam punuar pastër dhe me përgjegjësi dhe se i kam mbrojtur interesat e Serbisë”, u tha sot gazetarëve në Beograd, presidenti Vuçiq, pas takimit me liderin e Republikës Serbe në Bosnjë-Hercegovinë, Millorad Dodik. “Hoyt Yee është politikan serioz, i ka paraqitur mesazhet që për ne janë të vështira, por nuk do të thoja se janë të reja”, tha Vuçiq, dhe ka shtuar se “toni ndoshta ishte më i lartë, prandaj…
29 October Rrethi i dytë zgjedhor po mbahet edhe në komunën e Likovës ku deri në këto momente nuk është shënuar asnjë parregullsi. Pjesëmarrja e votuesve në komunën e Likovës deri në orën 1:00 ka qenë vetëm 5.39 për qind. Përveç pjesëmarrjes shumë të ulët procesi i votimit vazhdon qetësisht. [embedded content]
Proces i qetë dhe pa ndonjë incident po zhvillohet edhe në Komunën e Zhelinës. Qytetarët e anketuar nga Alsat M presin që autoritete e ardhshme lokale të mbajnë premtimet parazgjedhore.

