Në Strugë janë mbyllur të gjitha vendvotimet. Sipas të dhënave deri në orën 17.00 në Strugë të drejtën e votës e shfrytëzuan 45.58 për qind e qytetarëve, 2 përqind më pak krahasuar me fluksin e votuesve në rrethin e parë zgjedhor të zgjedhjeve loakale. Procesi zgjedhor ka kaluar në atmosferë të qetë megjithatë nëpër rrugët t qytetit janë vërejtur masa të shtuara të policisë të angazhuar për ruajtjen e rendit publik në rast të ndonjë incidenti të mundshëm.
Alsat-M

