Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë regjistruar tre raste të fotografimit të fletëve të votimit, prej të cilëve një në Cërniçe, komuna e Kisella Vodës, dhe një në Shuto Orizare dhe Probishtip. Nga Ministria kanë paralajmëruar se me këtë po shkelet ligji dhe se çdonjëri që fotografon do të dënohet. Policia ka njoftuar se ka regjistruar edhe një rrahje në Shuto Orizare, gjegjësisht se ka pasur denoncim për sulm fizik me ç’rast një person është ndaluar.
Author: almakos
Nga organizata Civil, e cila po monitoron procesin zgjedhor kanë thënë se vendvotimi 2433 në shkollën fillore “Dituria” në komunën e Sarajit, është hapur në orën 8.30, pasi që kanë ardhur dy makina, ndërsa personat që kanë qenë në makinat me vete kanë pasur një qese në të cilën nuk shihej se çfarë ka brenda.Dera ishte e mbyllur thonë nga Civil, dhe nuk kanë pasur mundësi për të hyrë brenda.Dera e Vendvotimit 2433 u hap disa minuta pas largimit të personave të cilët sollën qesen dhe më pas filloi votimi.Nga ana tjerë e rrugës në vendin ku votohet gjendet shtabi…
29 October Edhe qytetarët e Komunës së Shuto Orizarës kanë vijuar të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Anëtarët të Këshillave Zgjedhor nuk pranuan flasin për kamerën por konfirmuan se deri tani nuk ka pasur probleme. Ndërkaq është evidentuar edhe një person I cili ka tentuar të fotografojë votën. [embedded content]
Votimet në Kisella Vodë deri tani vijojnë në atmosferë të qetë dhe pa parregullsi. Qytetarët kërkojnë kushte më të mira dhe më kualitative për jetë në këtë komunë.
29 October Të gjitha 1.517 vendvotimet në 35 komuna në të cilat votohet në raundin e dytë për të zgjedhur krerët e komunave përkatëse u hapën në kohë ndërsa votimi po rrjedh pa asnjë problem, bënë të ditur nga KSHZ duke shtuar se deri në ora 10.00 nuk kanë pasur asnjë paraqitje për parregullsi. Jehona e votuesve sipas të dhënave të fundit të KSHZ-së në nivel shtetëror është 8.09 për qind. Sa u përket komunave dalje më të madhe ka pasur në Demir Kapi me 22.47 përqind ndërsa dalje më të vogël të votuesve ka pasur në Studeniçan me 3.99…
Dalja në votime deri në orën 10.00 të mëngjesit sipas KSHZ-së në nivel të Maqedonisë është 8.09 për qind. Deri në këto momente në KSHZ nuk ka të paraqitur ndonjë parregullsi. Bogovinë: 4.46Bëvencic 5.42Butel: 10.81Vinicë 19.86Vrapçishtë: 5.23Gazi Babë 10.62Gostivar 5.41Gradsko 11.73Dibër 5.08Demir Kapijë 22.47Dollnen 6.6Zhelinë: 6.39Zërnovë 17:33Jegunovcë 4.31Kavadar 14.86Kisella VodaLikovë 5.39Makedonska Kamenica 17.66Makedonski Brod 12.65Saraj: 7.24Studeniçan 3.99Strugë: 7.12Tearcë: 4.1Tetovë 4.95Çair: 6.17Sipas këtyre të dhënave dalja më e vogël është në Stucenican ndërsa më e madhe në Demir Kapi.
Ndërkohë votimi procesi i votimit vijon edhe në Komunën e Gazi Babës ku të drejtë vote kanë mbi 61 mijë votues.
Të gjithë vendvotimet në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale ku po zgjedhe kryetarët e komunave janë hapur me kohë, votimi po zhvillohet pa ndërprerë dhe deri tani nuk ka informacione për çfarëdolloj parregullsie, kanë bërë të ditur nga MOST në konferencën e tyre të parë për shtyp.Zlatko Dimistrovski nga MOST tha se ata po e ndjekin procesin e votimit me 1000 mbikëqyrës, ndërsa kanë edhe 45 ekipe të lëvizshme.Nga asociacione apelojnë deri tek qytetarët që të gjitha parregullsitë që dëshirojnë t’i denoncojnë këtë mund ta bëjnë në numrin pa pagesë 080 080 080 dhe në faqen e Mostit në…
29 October Procesi i votimit në Studeniçan deri në keto momente po zhvillohet pa probleme dhe pa ndonjë parregullsi, kështu deklaruan disa nga kryetarët e Këshillave Zgjedhor.Deri më tani numri i votuesve është i vogël. Qytetatarët shprehen të kënaqur nga procesi dhe shpresojnë për një të ardhme më të mirë pas përfundimit të zgjedhjeve. [embedded content]
29 October Edhe në komunën e Butelit procesi I votimit ka filluar në kohë. Sipas informatave të Alsat procesi deri në këtë moment është zhvilluar në mënyrë të rregullt, pa ndonjë problem të theksuar. Edhe në Butel deri në këto momente jehona e votuesve është tejet e ulët. [embedded content]
Jehona e votuesve në orët e para të votimit në Komunën e Tetovës ka qenë e ulët.
Alsat që në orët e para vëzhgon procesin e votimit edhe në Komunën e Strugës ku qytetarët shprehen se procesi deri në këto momente ka rrjedhur pa pengesa.

