Komisioni i përkohshëm për monitorimin e procesit zgjedhor në Prokurorinë Themelore raportoi parregullsitë e shënuara në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, shkruan SHENJA.
Siç tha prokurori Xhelal Bajrami, Prokuroria e Lartë e Shkupit ka regjistruar 2 kallëzime penale për dyshime të agjitimit dhe ryshfetit.
Të dyshuarit i është gjetur një fletë me evidencë për pagesa të qytetarëve.
Xhelal Bajrami pohon se nuk ka patur raste të denoncuara për tren bullgar dhe se gjitha rastet e hetimit për krim zgjedhor kanë qenë të denoncuara prej jashtë. Prokuroria me iniciativën e vet nuk ka ngritur asnjë procedurë.
Xhelal Bajrami tha se asnjë polic nuk është i dyshuar për krime zgjedhore. Edhe në Strugë, ka thënë ai, përskaj denoncimeve të bëra për blerje votash prokuroria ka konstatuar se nuk ka pasur punime për të fituar vota.
Në Veles është shënuar një rast i keqpërdorim të të drejtës së votës, një person ka votuar në vendin e gruas së tij.
Një person tjetër është paditur se ka tentuar të votojë në vend të një personi tjetër.
Një person në Veles ka bërë presion ndaj të punësuarve për të votuar për një parti të caktuar politike.
Në Shtip ka patur një padi kundër një personi që ka bërë korrupsion votash një ditë para zgjedhjeve.
Janë bërë edhe tre denoncime se ka transport të organizuar për votues dhe janë fotografuar votat.
Në Manastir nuk ka padi penale kundër zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve, por Në Strugë ka tre denoncime nga një parti politike për korrupsion votash, ndikim tek votuesit dhe urrejtje ndëretnike. Ka patur denoncim për ndikim tek votuesit. Në Gostivar i është shkelur e drejta një personi në moshë.
Fotografim të vendvotimeve ka patur në Qendrën Zhupë.
Pas denoncimeve të para nga rrethi i parë, është formuar lëndë për punime infrastrukturore në Strugë për çka është denoncuar se po keqpërdoren mjetet nga buxheti për perfitim zgjedhor. Por është konstatuar se nuk ka një gjë të tillë se gjoja ka patur defekt të instalimit./Ferikan Iljazi Arifi
Data 20.05.2026
Aktuale
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga
- “U detyrua të pinte fotoksinë apo…?”- Motra e Xhuana Nikollit ngre dyshime të forta dhe paralajmëron Eraldo Fizin: Kudo të fshihesh…
- “Elita Masha” pas lajmit për largimin e ambasadorit Denion Meidani: “Mund të largohet Denioni, por jo fryma që ai mbolli.”
- “Mam, bab, s’ju kam koritur!”- Trondit motra e Xhuana Nikollit: Ja çfarë shkruante ne letrën e fundit

