30 October
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski sot nuk u paraqit në Gjykatën e Apelit, që të arsyetoj kërkesën për kthimin e pasaportës së konfiskuar. Në emër të tij folën avokatët, Dimitar Dangov dhe Boro Tasevski. Mbrojtja deri në Prokurorinë Speciale dorëzoi dokumente se Gruevski akoma është kryetarë partie. Mes tjerash si arsye pse kërkohet kthimi i pasaportës, është edhe ftesa e kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Avokatët theksuan se VMRO-DPMNE-ja opozitare është si e pa kokë nëse Gruevski mbetet pa pasaportë. Ata kërkuan që Gjykata gjatë vendimmarrjes të bazohet në përvojat e mëparshme kur Zoran Zaevit iu konfiskua pasaporta, e pastaj iu kthye si një i akuzuar në rastin “Puç”.
Në vitin 2015-të në këtë gjykatë merren dy vendime. I kthehet pasaporta të akuzuarit. Nëse mundej atëherë, pse masa e kujdesit për Nikola Gruevskin të vazhdojë? – tha Vizard Dimitar Dangov, avokat.
Specialja kërkoi që ankesa e Gruevskit të refuzohet. Sipas tyre, nëse i kthehet pasaporta, gjykimet do të shtyhen. Gjatë periudhës së hetimit, Gruevski e ka shtyrë dhënien e prononcimit. Së pari ishte në Maltë, ndërsa ka pasur aktivitete politike në Delçevë dhe Makedonska Kamecin. Pesha e veprave penale, nuk ka lënë hapësirë që lideri opozitar të ketë hapësirë për ta shmangur seancën. Krahasimi i avokatëve me rastin e Zoran Zaevit, për PSP-në është irelevant, meqë edhe Lube Boshkovski si lider i partisë i është shqiptuar paraburgim.
Avokatët më shumë flitnin për Nikola Gruevskin si lider të partisë pa bërë të ditur sqarim juridik se pse duhet t’i kthehet pasaporta – u shpreh Lile Stefanova- PSP.
Specialja për Nikola Gruevskin kërkoi paraburgim në rastin për parregullsi zgjedhore, por kjo masë u refuzua. Nga 3 korriku mbeti pa pasaportë dhe si obligim që çdo të premte deri në orën 12 të paraqitet në Gjykatën penale. Përveç Gruevskit, Gjykata Themelore Shkupi, 1 nuk ia ktheu pasaportën as ish drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijalkov.
Boki Stojanovski

