Ish kryetari i komunës së Gostivarit dhe nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, kanjodtuar sot se tërhiqet nga aktivitetet politike. Ai faleminderoi votuesit e Gostivarit për votat që ia dhanë atij, ndërsa shtoi se respekton vullnetin e qytetarëve, prandaj edhe po heq dorë nga politika, duke theksuar se do të jetë aty nëse qytetarët do të kenë nevojë për të.
NEVZAT BEJTA, ISH KRYETAR I GOSTIVARIT
“Unë i rrespektoj votat e qytetarëve të Gostivarit dhe unë ja uroj fitoren Arben Taravarit dhe ai presim që të realizojë programin e pa prezantuar, dhe për katër vitet e ardhshme, ai duhet të realizojë projekte në të mirën e qytetarëve…./Sa më takon mua, unë tërhiqem nga aktivitetet politike deri në një afat të papërcaktuar. Nëse në të ardhmen shoqëria e vendit tonë do të ketë nevojë për përvojën time politike dhe për investimin politik, unë përsëri do të kyçem në jetën politike në të mirën e vendit dhe në të mirën e shoqërisë së shtetit tonë”
I pyetur nëse ka njoftuar organet partiake për një veprim të tillë, Bejta tha se një gjë të tillë po e bën pikërisht nëpërmjet kësaj konference për media.
NEVZAT BEJTA, ISH KRYETARI I GOSTIVARIT
“Ja këtu është publike edhe do njoftohen edhe nëse ka nevojë që të njoftohen në organet partiake, të njejtin qëndrim do ta kem të njejtin qëndrim që e kam para të gjitha mediumeve, unë e kam njoftuar opinionin për qëndrimet e mia të njerëzishme”
Përndryshe, Nevzat Bejta në këto zgjedhje ka garuar për mandatin e tretë si kryetar në komunën e Gostivarit, pasi tashmë dy herë ai ka qenë kryetar në këtë komunë. Bazuar në rezultatet preliminare të KSHZ-së, Bejta humbi nga kandidati i koalicionit Aleanca me Besë, Arben Taravari, me një dallim prej 965 votave. Ajnur Bafqari /SHENJA/

