Deri në muajin shtator është regjistruar rritje e kursimit në bankat vendore prej gjashtë për qind. Kjo përqindje, si për ministrin e Financave, Dragan Tevdovski ashtu edhe për Guvernatorin e Bankës Popullore, Dimitar Tevdovski, është e kënaqshme, duke pasur parasysh periudhën në të cilën ka kaluar shteti.
Ministri Tevdovski i bëri thirrje bankave që të japin më shumë para dhe të kreditojnë kompanitë të cilët do të investojnë dhe do të lëvizin ekonominë e vendit.
DRAGAN TEVDOVSKI, MINISTËR I FINANCAVE
“Kursimi ka një rëndësi shumë të madhe për ekonominë vendore, gjithsesi se kursimi vendor, është burimi më i lirë për financimin e ekonomisë vendore, kapitali nga jashtë është më i shtrenjtë më pak i kapshëm dhe stabil. Është mirë se stabilizimi i krizës bën që depozitat të rriten, edhe i popullatës edhe i kompanive. Presim që në periudhën e ardhshme do të ketë rritje të shkallës së depoziteve”.
Guvernatori Dimitar Bogoevski tha se qytetarët e vendit po tregojnë besim të lartë në sistemin bankar ndërsa shpreson se me përmirësimin e ambientit shkalla e kursimit do të rritet.
DIMITAR BOGOV, GUVERNATOR I BANKËS POPULLORE
“Për momentin 222 miliardë denarë janë depozitete e popullatës, prej të cilëve 51 për qind janë me valutë vendore ndërsa pjesa tjetër në devize. Presim që ky trend, i ashtuquajtur de-evroizim, ose besim më të madh në valutën vendore dhe më shumë kursim në valutën vendore të vazhdoj edhe më tej”
Kryetari i Shoqatës së bankarëve pranë Odës Ekonomike, Kosta Mitrevski, tha se në vend ka nivel të lart të stabilitetit të bankave dhe i ka bërë thirrje popullatës që të kursejnë më tepër. Enis Murtezi /SHENJA/

