Numri i përdoruesve të telefonisë së lëvizshme në Maqedoni këtë vit për dallim nga viti i kaluar ka shënuar një rritje të vogël. Përdoruesit e telefonave të mençur kanë ndjekur prirjen rritëse të këtij viti, sipas rezultateve të sondazhit për tregun e komunikimeve elektronike në Maqedoni të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AEC), njofton A1on.
Numri i përdoruesve të internetit nga telefoni celular me një operator celular është në rritje të vazhdueshme që nga viti i kaluar. Shumica e përdoruesve janë më të rinj se 40 vjeç.
Shumica e përdoruesve të internetit nëpërmjet telefonit celular, 96.3 për qind e tyre përdorin aplikime të përdorura për komunikim. Më e përdorur është “Viber” (92.2 për qind), ndjekur nga “Facebook Messenger” (84.4 për qind), Skype (43.5 për qind) dhe “Watts Up” (25.5 për qind). Më shumë se gjysma e të anketuarve përdorin këto aplikacione për të komunikuar nëpërmjet mesazheve tekst (73.1 përqind) dhe nëpërmjet bisedave (71.6 përqind).
Shumica e të anketuarve, të cilët nuk e përdorin internetin me anë të telefonit celular (51.7 për qind) kanë deklaruar se ata nuk kanë nevojë për internet celular, 37.4 për qind nuk kanë një celular të duhur dhe 23, 8 për qind thanë se nuk e di se si të përdorin atë.

