Gjykata e Apelit e Shkupit hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të udhëheqësit të VMRO-DPMNE Nikola Gruevski që t’i kthehet pasaporta.
Kryetarja e gjykatës Liljana Shopova, i cila ishte gjyqtari kryesor në këshillin vendimmarrës, i tha TV 24 se kërkesa ishte refuzuar. Avokatët e Gruevskit në seancën e djeshme publike në Gjykatën e Apelit shpjeguan se kërkojnë t’i kthehet pasaporta sepse duhej të udhëtonte jashtë Maqedonisë, duke vënë në dukje ftesën e dërguar nga kryeministri hungarez Viktor Orban.
Prokurorët nga PSP, kërkuan që pasaporta të kthehej, sepse sipas tyre, mungesa e tij do të çonte në shtyrjen e proceseve që po zhvillohen kundër tij.
Përveç në “Titanik” Gruevski është i dyshuari i Speciales edhe në rastet “TNT” dhe “Dhuna dhe shuplakat në Komunën Qendër”./Almakos

