Author: Hamdi Kumanova

Një 42-vjeçare nga Shtipi është arrestuar në Tetovë nën dyshimin se ka vjedhur para nga portofoli i një qytetari në vendin e tij të punës. Sipas MPB-së, më 16 shtator rreth orës 15:00, në lagjen Potok, policia e Tetovës e privoi nga liria N.M. (42), e cila dyshohet se më 14 shtator kishte marrë para nga portofoli i një 64-vjeçari në një hapësirë parkimi në Tetovë. Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me kallëzim penal, raporton Tetovasot.

Lexo më Shumë

Sistemi i transportit të shpejtë me autobusë BRT do të fillojë të ndërtohet në pranverën e vitit të ardhshëm nëse procedura shkon sipas planit. Kësaj jave Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka shpallur tenderin parakualifikues për ndërtimin e linjës së parë të sistemit të transportit të shpejtë me autobusë – BRT në Shkup. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi një sistem të integruar me të cilin pasagjerët nuk do të paguajnë më veçmas kur kalojnë nga një lloj transporti publik në tjetrin.”Mos zbrit nga treni, dhe ke paguar 40 denarë, pastaj hip në autobus dhe paguan edhe…

Lexo më Shumë

Problemi i parkimit në Gostivar mbetet një nga çështjet që prek përditshmërinë e qytetarëve, ndërsa rritja e kapaciteteve të parkimit tashmë është vendosur ndër prioritetet e Ndërmarrjes “Parkingjet dhe Gjelbërimi” në Gostivar. Kjo është një nga pikat që bie më shumë në sy në raportin për 100 ditët e fundit, gjatë kohës që ndërmarrja po drejtohet nga drejtori i ri. Për periudhën e ardhshme, ndërmarrja paralajmëron se do të fokusohet në rritjen e kapaciteteve të parkingut zonal, krahas vazhdimit të mirëmbajtjes së parqeve, trotuareve dhe hapësirave publike. Në dokument nuk specifikohet se sa vende të reja parkimi planifikohen të krijohen,…

Lexo më Shumë

Një 55-vjeçar nga Shqipëria është gjetur i pajetë në fshatin Karaman të rajonit të Manastirit, ndërsa prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Sipas informacioneve të policisë, rasti është raportuar më 16 shtator në SPB Manastir. Bëhet fjalë për D.T. (55), shtetas i Republikës së Shqipërisë. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Manastir ka konstatuar vdekjen, pa gjurmë të dukshme dhune në trupin e viktimës. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit do t’i nënshtrohet autopsisë, ndërsa në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Manastir.

Lexo më Shumë

Një 35-vjeçar nga Studeniçani ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi goditje elektrike gjatë përdorimit të një pajisjeje për larjen e automjetit. Sipas raportimit të bërë në SPB Shkup, dje rreth mesditës, në oborrin e një shtëpie në fshatin Studeniçan, në pronësi të A.S. (56), kishte ardhur H.B. (35), nga i njëjti fshat, i cili kishte marrë pajisjen për larjen e automjetit. Gjatë përdorimit të saj, ai ka rënë në tokë, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë goditja elektrike. H.B. është transportuar me autoambulancë në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup, ku ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen,…

Lexo më Shumë

Po punohet në mënyrë aktive për realizimin e qëllimeve të përcaktuara, ndërsa investimet që po bëhen në sektorin e infrastrukturës janë para së gjithash për përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës së të punësuarve në Armatë dhe Ministri, potencoi ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski në një bisedë me të punësuarit gjatë inspektimit të sotëm të aktiviteteve ndërtimore për rikonstruimin e plotë të Drejtorisë për siguri dhe inteligjencë në kuadër të kazermës “Goce Delçev” – Shkup. Siç informojnë nga MM, aktualisht po punohet për përfundimin e plotë të aktiviteteve të planifikuara për rikonstruimin e këtij objekti, gjegjësisht po instalohen mure…

Lexo më Shumë

Deri më 15 shtator, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 65 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 60 konsiderohen të konfirmuara dhe pesë janë të mundshme, sipas raportit të fundit për këtë sëmundje të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), raporton “Meta”. Sipas vendbanimit të të infektuarve, 60 raste janë nga Shkupi, dy raste nga Velesi dhe nga një rast nga Kumanova, Sveti Nikolla dhe Kavadari. Janë regjistruar 64 raste autoktone dhe një rast me histori udhëtimi në Greqi, por periudha e inkubacionit përfshin edhe qëndrimin në Maqedoni.“Nga rastet e regjistruara, 51 ose 78.5% janë meshkuj, dhe…

Lexo më Shumë

Më 16.09.2026, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë kryer këqyrje në tri lokacione për shkak të grafiteve të shkruara. Një grafit është konstatuar në xhamin e përparmë të një objekti hotelier në rrugën “Koço Zozi”, në pronësi të N.Gj. (76) nga Gostivari. Dy grafite janë gjetur në fasadën e një shtëpie në pronësi të Sh.S. (55), ndërsa dy të tjera në një automjet “Ford Ka”, në pronësi të Sh.M. (61). Policia po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbulimin e autorit dhe zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Më 16.09.2026 në orën 15:00, në lagjen Potok të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria N.M. (42) nga Shtipi, për shkak të dyshimit për veprën penale “vjedhje”, sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ajo dyshohet se më 14.09.2026 ka marrë para nga kuleta e N.H. (64) nga Tetova, në vendin e tij të punës, në një hapësirë parkimi në Tetovë. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Rritja e kostove të karburantit po detyron kompanitë ajrore të rishikojnë planet e tyre të fluturimeve. Mes tyre është edhe kompania me kosto të ulët Wizz Air, e cila ka njoftuar ulje të kapacitetit. Kompania pritet të reduktojë me rreth 5 për qind kapacitetin e planifikuar gjatë gjysmës së dytë të vitit financiar, si pasojë e rritjes së kostove të karburantit. Nga Wizz Air thonë se çmimet e larta të karburantit po krijojnë presion të konsiderueshëm mbi sektorin e aviacionit, duke i detyruar kompanitë ajrore të përshtatin planet dhe numrin e fluturimeve. Pavarësisht reduktimit të paralajmëruar, kompania…

Lexo më Shumë

Në kuadër të vizitës në Uashington, Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, së bashku me delegacionin qeveritar, zhvilloi disa takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve amerikane, Kongresit dhe sektorit ekonomik, ku në fokus ishin thellimi i partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve, si dhe hapja e mundësive të reja për bashkëpunim ekonomik dhe investime. Mickoski zhvilloi takim me Caroline Vik, drejtoreshë kryesore për politikat dhe ushtruese e detyrës së drejtoreshës kryesore për zhvillim në Korporatën Amerikane për Financim të Zhvillimit Ndërkombëtar – DFC, institucion i cili disponon kapacitet investues prej 205 miliardë dollarësh dhe përfaqëson një instrument të rëndësishëm të SHBA-së…

Lexo më Shumë