Më 16.09.2026 në orën 15:00, në lagjen Potok të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria N.M. (42) nga Shtipi, për shkak të dyshimit për veprën penale “vjedhje”, sipas nenit 235 të Kodit Penal.
Ajo dyshohet se më 14.09.2026 ka marrë para nga kuleta e N.H. (64) nga Tetova, në vendin e tij të punës, në një hapësirë parkimi në Tetovë.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të vijojë parashtresa përkatëse.



