Më 16.09.2026, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë kryer këqyrje në tri lokacione për shkak të grafiteve të shkruara.
Një grafit është konstatuar në xhamin e përparmë të një objekti hotelier në rrugën “Koço Zozi”, në pronësi të N.Gj. (76) nga Gostivari. Dy grafite janë gjetur në fasadën e një shtëpie në pronësi të Sh.S. (55), ndërsa dy të tjera në një automjet “Ford Ka”, në pronësi të Sh.M. (61).
Policia po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbulimin e autorit dhe zbardhjen e rastit.



