Author: Hamdi Kumanova

Protestuesit do të zbresin sërish sot në shesh, ndërsa shënohet dita e 111-të e revoltës së tyre kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët do të mblidhen sikurse çdo ditë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijojnë duke marshuar në bulevardin para Kryeministrisë. Ata vijojnë rezistencën e tyre dhe kanë deklaruar se nuk do të largohen derisa Edi Rama të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë një qeverie tranzitore. Një ditë më parë, qytetarët u mblodhën paradite përpara Parlamentit, për shkak se mbahej seanca plenare. Tubimi u shoqërua me tensione, përplasje me policinë dhe disa të ndaluar. Më…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Glyfada të Athinës, ku kanë humbur jetën tre të rinj nga Fieri, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së enjtes, kur automjeti me pesë të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një hoteli. Sipas raportimeve të mediave greke, dyshohet se makina është përplasur fillimisht me një tjetër automjet, duke humbur më pas kontrollin. Mes viktimave janë një 26-vjeçar dhe një 23-vjeçar, ndërsa identiteti i viktimës së tretë ende nuk është konfirmuar. Dy të plagosurit janë 18-vjeçarë.…

Lexo më Shumë

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe 82 të tjerë janë plagosur në përleshjet e reja mes pjesëtarëve të dy fiseve në Abyei, një rajon i kontestuar mes Sudanit dhe Sudanit të Jugut. Sipas Forcës së Përkohshme të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për Abyein (UNISFA), dhuna shpërtheu të martën në tregun Amiet, një prej qendrave kryesore tregtare të zonës. Përplasjet u paraprinë nga vrasja e dy personave, njërit pjesëtar i fisit Ngok Dinka dhe tjetrit i fisit Misseriya, më 14 dhe 15 shtator. Ngjarjet përshkallëzuan tensionet e mëparshme mes dy komuniteteve dhe u pasuan nga përleshje të gjera.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një takim me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Sipas burimeve, mbledhja zhvillohet në ambientet e “Vilës së Kuqe” dhe ka nisur në orën 09:00. Takimi do të përqendrohet te koordinimi i punës mes strukturave qeverisëse, monitorimi i objektivave të përcaktuara dhe ecuria e nismave “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”. Në diskutim pritet të jenë gjithashtu problematikat e konstatuara gjatë angazhimeve në terren, si dhe detyrat që lidhen me vijimin e punës së ministrive dhe drejtuesve politikë në qarqe. Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Rama do të vijojë axhendën me një vizitë…

Lexo më Shumë

Një lokal në Koplik, Malësi e Madhe, është goditur nga Policia gjatë operacionit të koduar “MULTIGAMES”, pasi dyshohet se ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit dhe shitjen e lëndëve narkotike. Sipas Policisë, në pranga ka rënë një 47-vjeçar, punonjës i lokalit, ndërsa administratori 51-vjeçar është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit janë sekuestruar 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një grirëse për lëndët narkotike. “Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni i koduar “MULTIGAMES”. Zbulohet në Koplik, një lokal i përshtatur për lojëra fati dhe shitje të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një…

Lexo më Shumë

Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Shukri Buja dhe Sabit Geci nuk ishin të pandehur, por emrat e tyre u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Gjatë shpalljes së verdiktit dënues për krime lufte ndaj katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), trupi gjykues i asaj që njihet edhe si Gjykata Speciale konstatoi se shtatë figurat tjera ishin anëtarë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”. Madje, u tha se Limaj, Geci, Mustafa dhe Gashi “ishin zbatues të zellshëm…

Lexo më Shumë

Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës në pronësi të shtetit shqiptar, por një pjesë e kostos së saj do të përballohet nga operatorët privatë, të cilët pritet që këtë kosto ta transferojnë në çmimin final të pakicës. Edhe vetë qeveria ka ranuar në raport e saj se sigurimi i fondeve do të kërkojë, ndër të tjera, vendosjen e tarifës që do të aplikohet mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure, çka do të sjellë rritje të ngarkesës financiare në zinxhir dhe do të reflektohet në rezultatin final të çmimit të shitjes te konsumatori. Rezerva synon të përdoret në raste…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka propozuar që ndryshimet kushtetuese të miratohen tani në Kuvend, por të hyjnë në fuqi vetëm pasi të përfundojnë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe protokolli i anëtarësimit të ratifikohet nga të gjitha parlamentet e vendeve anëtare. Mickoski, në një intervistë për Këshillin Atlantik në Uashington, tha se ky mekanizëm do të ishte një garanci që pas përmbushjes së kushtit aktual të mos ketë pengesa apo kushte të reja. “Ky është një garanci se nuk do të ketë pengesa shtesë dhe se kjo është e fundit”, deklaroi Mickoski. Sipas tij, qeveria e mëparshme kishte pranuar ndryshimet…

Lexo më Shumë

Familja Begu dhe Brovina kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit të veprimtares, poetes, mjekes Flora Brovina, e cila do të mbahet sot. Sipas njoftimit, ceremonia përkujtimore në nder të saj do të nisë në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Më pas, nga ora 11:30 deri në 14:30, do të mbahen homazhe në Hollin e Kuvendit të Kosovës. Varrimi do të bëhet në orën 16:00, në Varrezat e Qytetit, Dragodan. Familja ka njoftuar gjithashtu se e pamja do të mbahet të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator, “Me dhimbje dhe respekt”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Një grua 76-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda pasi u godit nga një automjet në Strugë. Aksidenti ndodhi në rrugën “Dimitar Vllahov”, ku një automjet transportues “Fiat Doblo”, i drejtuar nga A.S. (30), goditi këmbësoren V.P. (76). E lënduara u transportua në Qendrën Mjekësore të Strugës, ndërsa policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, raporton Tetovasot.

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar pesë shoferë në aksione të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”. Katër prej tyre drejtonin automjetet pa patentë shoferi, ndërsa një 56-vjeçare nga Shkupi u kap duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, duke shkaktuar edhe dy aksidente rrugore. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj të gjithë do të ngrihen kallëzime penale, raporton Tetovasot.

Lexo më Shumë