Një grua 76-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda pasi u godit nga një automjet në Strugë.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Dimitar Vllahov”, ku një automjet transportues “Fiat Doblo”, i drejtuar nga A.S. (30), goditi këmbësoren V.P. (76).
E lënduara u transportua në Qendrën Mjekësore të Strugës, ndërsa policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, raporton Tetovasot.



