Policia ka arrestuar pesë shoferë në aksione të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
Katër prej tyre drejtonin automjetet pa patentë shoferi, ndërsa një 56-vjeçare nga Shkupi u kap duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, duke shkaktuar edhe dy aksidente rrugore.
Pas dokumentimit të rasteve, ndaj të gjithë do të ngrihen kallëzime penale, raporton Tetovasot.



