Një 42-vjeçare nga Shtipi është arrestuar në Tetovë nën dyshimin se ka vjedhur para nga portofoli i një qytetari në vendin e tij të punës.
Sipas MPB-së, më 16 shtator rreth orës 15:00, në lagjen Potok, policia e Tetovës e privoi nga liria N.M. (42), e cila dyshohet se më 14 shtator kishte marrë para nga portofoli i një 64-vjeçari në një hapësirë parkimi në Tetovë. Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me kallëzim penal, raporton Tetovasot.



