Protestuesit do të zbresin sërish sot në shesh, ndërsa shënohet dita e 111-të e revoltës së tyre kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Qytetarët do të mblidhen sikurse çdo ditë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijojnë duke marshuar në bulevardin para Kryeministrisë.
Ata vijojnë rezistencën e tyre dhe kanë deklaruar se nuk do të largohen derisa Edi Rama të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë një qeverie tranzitore.
Një ditë më parë, qytetarët u mblodhën paradite përpara Parlamentit, për shkak se mbahej seanca plenare.
Tubimi u shoqërua me tensione, përplasje me policinë dhe disa të ndaluar. Më pas, pasdite, u mblodhën përpara Kryeministrisë.




